Reagon Federata e Peshëngritjes: Caljes i mungojnë vetëm 10 milionë lekë, ja kur do t’i kalojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2022 | 14:15

Reagon Federata e Peshëngritjes: Caljes i mungojnë vetëm 10 milionë lekë, ja kur do t’i kalojnë

Për çështjen e shpërblimeve ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes ku me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” kanë deklaruar se të gjithë sportistët janë shpërblyer dhe se Briken Caljes i mungojnë 10 milionë lekë të vjetra:

calja

REAGIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË PESHËNGRITJES –

“SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Duke u nisur nga mediat, FSHP ju bën me dije se të gjithë sportistët, duke nisur nga Evangjeli Veli, Erkand Qerimaj, Briken Calja, Samuel Bishanaku dhe Krenar Shoraj janë shpërblyer nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit dhe e Sportit si asnjëherë tjetër me rreth 400 milionë lekë të vjetra. Mund të themi se jemi i vetmi vend në botë që me vendim të qeverisë çdo medalje shpërblehet dhe federata ka shpërndarë shpërblimet, konform ligjit nr.9936, datë 26.06.2008. Është e vërtetë që sportisti Briken Calja, shpërblimin e ka marrë javën e kaluar prej 178 milionë lekëm të vjetra. Pas dorëzimit të aktit noterial, diferenca prej 10 milionë lekë të vjetra do t’i kalojë sportistit Briken Calja ditën e nesërme dt. 12.07.2022.”, thuhej në postimin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

292588898_805041527527675_1600015368589403769_n

292494749_343543004478550_8007900636972654356_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Skandali/ Calja s’është paguar për titujt botërorë, qeveria sorollat medalistin e shtangës

Kampioni Calja i papaguar, reagon ministrja Kushi: Ne i kemi kryer procedurat, tani i takon federatës…

EKSKLUZIVE/ Reagon Briken Calja për shpërblimet e padhëna: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"