EKSKLUZIVE/ Reagon Briken Calja për shpërblimet e padhëna: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2022 | 13:52

EKSKLUZIVE/ Reagon Briken Calja për shpërblimet e padhëna: Hipokrizi e federatës, ministria e ka bërë detyrën

Briken Calja ka reaguar ekskluzivisht për “Panorama Sport”, lidhur me postimin e bërë ditën e djeshme në profilin e tij “Instagram”.

briken-calja

“Sqarim per opinionin publik ne lidhje me situaten e krijuar :

Se pari, postimi i i bere dje ne profilin tim nuk ka lidhje me shperblimet financiare te medaljeve te fundit. Per cdo postim ne profilin tim mbaj pergjegjesi morale prandaj eshte udhes te sqaroj konkretisht disa situatat dhe mos ti lihet vend keqintepretimeve.

Se dyti, meqe kartat per temen e shperblimeve u hapen mbi tryeze doja te sqaroja dhe te vija pikat mbi “i” per disa gjera.

Ne lidhje me qeverine dhe Ministrine konkretisht i jam vertet mirenjohes per Ligjin e ndryshuar te Sportit dhe per procedurat korrekte ne lidhje me shperblimet e sportistave per medaljet e fituara. Ministria e ka bere punen e vete per kete teme dhe korrektesia e treguar nga ana e saj meriton vec se duartrokitje.

Ne lidhje me Federaten e Peshengritjes, doja thjesht te shprehja keqardhje per genjeshtrat dhe hipokrizite e vazhdueshme ne lidhje me kete teme. Nese ne llogarine e Brikenit ka ardhur shperblimi i plote i medaljeve sic Federata pretendon kjo eshte lehtesisht e verifikueshme. Ne llogarine e Brikenit ka kaluar vetem urdhri i pare i Ministrise, sic dhe une kam rene personalisht dakord per ndarjen e shperblimit ne pjese. Cdo transaksion bankar eshte lehtesisht i verifikueshem ne sistemet bankare dhe ne Thesarin e shtetit, keshtu qe ti leme menjane hipokrizite dhe genjeshtrat por ti japim drejtim punes sic duhet.

Mbaj pergjegjesi morale e ndoshta edhe me teper per fjalite e fundit ne lidhje me Federaten e Peshengritjes dhe procedurat e shperblimit financiar!

Doja thjesht tju falenderoja per perkrahjen dhe shihemi se shpejti ne garat e ardhshme.

Brikeni”, ka thënë Briken Calja për Panorama Sport.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Skandali/ Calja s’është paguar për titujt botërorë, qeveria sorollat medalistin e shtangës

Kampioni Calja i papaguar, reagon ministrja Kushi: Ne i kemi kryer procedurat, tani i takon federatës…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"