Kampioni Calja i papaguar, reagon ministrja Kushi: Ne i kemi kryer procedurat, tani i takon federatës…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2022 | 9:47

Kampioni Calja i papaguar, reagon ministrja Kushi: Ne i kemi kryer procedurat, tani i takon federatës…

Kampioni i peshëngritjes, Briken Çalja reagoi në rrjetet sociale për sorollatjen që po i behet nga institucionet shtetërorë në pagesën për titujt botërore që ka fituar.

evis-kushi1

“Panorama Sport” arriti të konfirmojë se kampioni ende nuk ka marrë paratë e premtuara për çmimet që ai solli në Shqipëri një vit më parë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Briken Calja do të regjistronte një prej rezultateve më të mëdha të të gjitha kohërave për sportin shqiptar. Falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, peshëngritësi kuqezi fitoi tri medalje në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit.

Një medalje ari në shkëputje dhe dy argjendi në shtytje dhe dygarësh, ngjitën flamurin tonë kombëtar në shkallën më të lartë të podiumit në evenimentin madhor të shtangës.

Sukses që ngriti në këmbë të gjithë Shqipërinë dhe bëri krenarë miliona shqiptarë në mbarë botën, ku si zakonisht nuk munguan as reagimet dhe urimet e shumta nga krerët e shtetit, të cilët me të drejtë përshëndetën rezultatet fantastike të Briken Caljes.

Por ndonëse nga ajo ditë e triumfit kanë kaluar më shumë se 7 muaj, peshëngritësi ende nuk është likuiduar për medaljet, shpërblim që i takon me ligj. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që kampioni dhe rekordmeni i shtangës sorollatet dhe zvarritet, apo paguhet me këste, për medalje që i ka fituar me mund dhe djersë në kompeticione ndërkombëtare ku ka nderuar një komb të tërë.

Por pas këtij artikulli të Panorama Sport, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka konfirmuar indirekt se kampioni nuk është paguar, por është shfajësuar duke thënë se dikasteri i saj i ka kryer procedurat burokratike dhe se tashme përgjegjësia është e Federatave.

“Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Për informim të opinionit publik, po ju publikoj urdhërat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian.

Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Pas kësaj, është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve.

I bëj thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara. Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë pa u ndalur sportistët tanë elitarë dhe zhvillimin e sportit në tërësi.”, shkroi Kushi.

 

EV 2

291913813_510982664160087_4487733552593225917_n

291962646_510982674160086_303154343476634777_n

292085427_510982737493413_8602308884087472631_n

292133558_510982740826746_1951539176951838340_n

292235869_510982814160072_3815447839218256170_n

291801197_510982810826739_2649694231194419525_n

 

 

 

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Skandali/ Calja s’është paguar për titujt botërorë, qeveria sorollat medalistin e shtangës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"