Vetëm një dyshim për Fagun, braziliani shqetëson para derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 15:22

Vetëm një dyshim për Fagun, braziliani shqetëson para derbit

Tirana do të luajë sfidën e radhës me Partizanin. Ekipi është pothuajse i plotë në këtë ndeshje.

patrik

Dyshimi i vetëm është nëse do të aktivizohet Patrik, i cili la fushën e lojës duke çaluar. Si Abazaj dhe Latifi janë gati, ndërsa Fagu i ruajti në mesjavë. Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë nëse trajneri i Tiranës do të aktivizojë sërish një mbrojtje me tre.

Kujtojmë që nëse ndëshkohen me të verdhë, Lushkja, Abazaj dhe Lulaj humbasin takimin me Laçin.

Këtë sezon, Tirana është mundur dy herë në derbi, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim. Tirana është e katërta me 46 pikë dhe lufton për një vend në “Final 4”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"