Java 33/ Bylis-Elbasani mund të luhet në “Elbasan Arena”. Garë e hapur për “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 16:54

Java 33/ Bylis-Elbasani mund të luhet në “Elbasan Arena”. Garë e hapur për “Këpucën e Artë”

Tani që përballja e fundit me Bylisin kthehet në një formalitet, rriten shanset që kjo ndeshje të luhet në qytetin e Elbasanit. Siç ka bërë me dije më herët “Panorama Sport”, verdheblutë kanë pasur bisedime paraprake që kjo finale të luhej në Elbasan, pa ditur se do të ishin kampionë një javë para mbylljes.

peralta ne ndeshjen elbasani-bylis

Tani që presin vetëm të ngrenë trofeun, do të bëhet kërkesa e fundit te kampi mallakastriot dhe më pas të merret aprovimi nga FSHF-ja, që kjo ndeshje të luhet në qytetin e Elbasanit. Burimet e gazetës pohojnë se parimisht ka një dakordësi, për më tepër që kjo ndeshje nuk ka më ndikim sa i përket kampionatit.

Gara për “Këpucën e Artë”, e hapur

Java e fundit do të ketë edhe një garë tjetër brenda vetes, atë të golashënuesit më të mirë në Kategorinë e Parë këtë sezon. Aktualisht Bedri Greca është në kuotën e 17 golave, një më shumë se Raboshta dhe Mandela, të cilët do të përballen të dy në mesjavë në takimin Luzi-Vora. Ndërkohë, nga ana tjetër Greca do të ketë edhe një ndeshje me Bylisin për të ruajtur udhëheqjen në listën e golashënuesve.

Java 33

8 maj, ora 16:00

Kastrioti-Korabi

Tomori-Lushnja

Besa-Flamurtari

Burreli-Apolonia

Luzi 2008-Vora

9 maj, ora 16:00

Bylis-Elbasani

 

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"