Pas disfatës në Vlorë, presidenti i Luzit zbret në fushë dhe shpërthen ndaj lojtarëve: Turp të keni, ikni të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2024 | 15:30

Pas disfatës në Vlorë, presidenti i Luzit zbret në fushë dhe shpërthen ndaj lojtarëve: Turp të keni, ikni të gjithë

Luzi 2008 është skuadra që do të shoqërojë Tomorin në Kategorinë e Dytë në sezonin e ardhshëm. Me disfatën e fundit në Vlorë luznjakët kanë zbritur edhe matematikisht një kategori më poshtë, kështu që ndeshja e fundit me Vorën luhet vetëm për statistikë.

presidenti i luzit me ekipin

Në përfundim të ndeshjes me Flamurtarin, presidenti i Luzit, Albert Lushaj, ka shpërthyer duke bërë për “ujë të ftohtë” lojtarët. Ai nuk duron, por direkt zbret në fushë pas ndeshjes. “Turp të keni! Nuk e meritoni mbështetjen time! Të largoheni të gjithë”.

Kështu u drejtohet presidenti futbollistëve që i shoqëron nga fusha drejt pankinës ku qëndruan në heshtje. Lojtarët më pas hyn në dhomat e zhveshjes kokë ulur. Por, presidenti shkoi edhe aty, duke vijuar të “shfryjë dufin” me tone të larta. Por edhe gjatë ndeshjes, ai u fliste nga tribuna.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"