BASKETBOLL FEMRA/ Tirana dhe Flamurtari, sot për finalen numër 2 në kryeqytet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 15:02

BASKETBOLL FEMRA/ Tirana dhe Flamurtari, sot për finalen numër 2 në kryeqytet

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra do të zhvillojë finalen e dytë të “play off”-it, teksa sot në sallën “Feti Borova”, duke nisur nga ora 17:30 do të matin forcat sërish Tirana dhe Flamurtari.

flamurtari tirana basket

Vajzat bardheblu vijnë në këtë përballje pas suksesit në finalen e parë në Vlorë. Skuadra kryeqytetase zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke marrë një fitore të rëndë në fushën kundërshtare me rezultatin 57-61, ndërsa tashmë synon ta thellojë epërsinë, për tu afruar edhe më shumë me titullin. Nga tjetër Flamurtari kërkon reagimin, për të vendosur baraspeshën në serinë e finale dhe për të vijuar diktatin në basketbollin shqiptar, si dominuese absolute në këto dy dekada.

bas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"