Rrogozhinasit festojnë, premio për “kokën” e Vllaznisë edhe në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2024 | 15:29

Rrogozhinasit festojnë, premio për “kokën” e Vllaznisë edhe në kampionat

Pas festës së momentit në Shkodër për kalimin në finale të Kupës së Shqipërisë, lojtarët dhe drejtuesit e Egnatias janë ndalur në Lezhë mbrëmjen e së mërkurës. Aty festa ka vazhduar me këngë dhe valle gjatë darkës, me protagonist edhe presidentin Agim Demrozi.

egnatia

Pati batuta dhe entuziazëm nga të gjithë lojtarët, por jo shpërblim për rrogozhinasit, pasi gjithçka është e parashikuar në kontratë. Gjithsesi, një shpërblim special lojtarët e Egnatias do ta përfitojnë, nëse bëjnë 3 fitore radhazi në kampionat. Dy i kanë bërë tashmë në ndeshjet me Partizanin dhe Laçin, kështu që sfida e së dielës kundër Vllazninë vlen edhe në këtë drejtim.

Përveçse për shpërblimin financiar, me një fitore të mundshme ndaj shkodranëve Egnatia siguron matematikisht edhe vendin e parë në kampionat. Skuadra ka nisur menjëherë punën dje për ndeshjen e kampionatit, ku si rrallëherë trajneri Tetova nuk ka mungesa.

Tek Egnatia nuk ka lojtarë të skualifikuar, ndërsa Zejnullai dhe Ndreca që dolën nga fusha që në pjesën e parë ndaj Vllaznisë në Kupë, pritet të jenë gati në kampionat. Trajneri Tetova fillimisht përgëzoi futbollistët dhe stafin për suksesin në Kupë dhe më pas nisi punën në fushë.

ISA HALILI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"