“Rasti i Ngosë ishte penallti sade, u hodh gjithë djersa poshtë”, Orges Shehi: Na ka prishur shumë punë largimi i Çelhakës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:40


“Rasti i Ngosë ishte penallti sade, u hodh gjithë djersa poshtë”, Orges Shehi: Na ka prishur shumë punë largimi i Çelhakës

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Egnatias. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku durrsakët, pretendoi se bardhebluve iu mohua një penallti sade në minutat e fundit, me Majkëll Ngo. Sipas Shehit ky moment hedh poshtë djersën e skuadrës.

bandicam 2021-09-19 15-59-10-759

Barazimi ndaj Egnatias- Nuk funksionoi rezultati. Meritonim më tepër me atë që prodhuam në fushë. Na penalizon disi tereni, më vjen bezdi që marrim gol në atë mënyrë, sapo shënojmë. Bëmë çfarë kishim në dorë. Është futboll dhe duhet të pranojmë rezultatin.

Vendimet e VAR-it – Nuk jam i qartë se çfarë ka ndodhur. Ne morëm informacion se për çfarë po vonte aq shumë, dhe ishte për Xhixhën, sepse ishte në rezen e portierit. Jam i paqartë për rastin e Ngosë. Kjo është penallti sade. Nuk ka rëndësi çfarë minute është, të hedh gjithë djersën poshtë. E shikojnë të gjithë, ishte penallti sade.

Gjendja e lojtarëve- Jo çdo lojtar është në ditën e tij më të mirë. Zëvendësimet janë për të futur forca të reja. Lojtarët që kanë ardhur kanë kohë që nuk kanë luajtur futboll rregullisht dhe duan kohë përshtatje. Xhixha aq sa ka, ka bërë mirë, nuk është se jam shumë i pakënaqur nga ai. Kush nuk shkon mirë zëvendësohet dhe shpresohet të ndryshojnë lojën.

Problemet në mesfushë- Filluam 4-3-3 pastaj dolëm 4-2-3-1. Kërkuam që të luanim duke futur dy uingerat nga brenda dhe të shfrytëzonim krahët. Na ka prishur punë shumë Çelhaka se na ka ikur në momentet e fundit. Limaj ka shumë cilësi, duhet të shtyjë përpara. Por do të përshtatemi me këta lojtarë që kemi.

Pse nuk i mori pikët maksimale Tirana? – Nuk mendoj që ishte ditë  “jo”. Skuadra u përpoq, tereni është armiku jonë numër 1. Ne duhet të kishim bërë më mirë, episodi i fundit bën që të mos të marrësh fitoren. Në futboll nuk ka fitore me domosdo, sepse ngarkohesh nga koka dhe nuk je i qartë për të bërë veprime. Duhet t’i interpretojmë me dëshirë momentet që mund të ndryshojnë lojën.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/