Rakitiç zbulon sekretin, nuk humbet penallti për shkak të… vjehrrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 10:39

Rakitiç zbulon sekretin, nuk humbet penallti për shkak të… vjehrrës

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Raktiç ka kualifikuar 2 herë Kroacinë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kroati

30-vjeçari ka gjuajtur i pesti dhe penallti e tij ka vendosur fatin e kroatëve ndaj Danimarkës dhe Rusisë. Rakitiç ka zbuluar, se pas këtij suksesi të 11-metërshave, qëndron provokimi i vjehrrës së tij që ia ka bërë në vitin 2014, kur mesfushori ishte pjesë e Seviljas.

Raktic

“Pasi humba një penallti ndaj Rajo Valekano vjehrra më dërgoi një fotografi të qenit tim dhe më tha se ai gjuan penalltitë më mirë se unë”, ka thënë Rakitic, duke treguar se ky provokim e ka motivuar atë të jetë më i saktë nga pika e bardhë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"