Rafael Leao: Milani është një familje e dytë për mua, këtu u bëra burrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 14:46

Rafael Leao: Milani është një familje e dytë për mua, këtu u bëra burrë

Sulmuesi portugez, Rafael Leao ka shprehur sërish dashurinë që ka për Milanin. Në një prononcim të bërë së fundmi për mediat, ai u shpreh se Milani është një familje e dytë, ndërsa thekson se aty u bë burrë.

leao

“Milani është një familje e dytë për mua, këtu pata mundësinë të rritem profesionalisht dhe të bëhem burrë. Në këtë mjedis kam mundur të zhvilloj edhe shumë nga pasionet e mia, jashtë fushës, nga muzika te moda. Të gjithë djemtë dhe vajzat që më ndjekin, dua t’ju kujtoj që duhet të luftojnë gjithmonë për ëndrrat e tyre”-u shpreh Leao.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"