Qëlloi për vdekje me armë zjarri se e penguan të kalonte me makinë, ish-futbollisti i Bundesligës shpallet në kërkim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:22


Qëlloi për vdekje me armë zjarri se e penguan të kalonte me makinë, ish-futbollisti i Bundesligës shpallet në kërkim

Një ish-futbollist i Bundesligës është shpallur në kërkim në Turqi. Sezer Ozturk, lojtar i cili ka provuar të veshë fanellën e Bajer Leverkusen dhe Nyrenberg para se të kthehej në vendlindjen e tij për të luajtur me skuadra si Fenerbahçe e Beshiktash, akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e një personi në rrugët e Stambollit.

ozturk

Sipas mediave turke, në datën 19 shtator, Ozturk është përfshirë në një zënkë në rrugë. Ai i ka kërkuar një grupi personash që ta linin të kalonte me makinën e tij Mercedes. Për arsye ende të pashpjeguara, ai dhe shokët e tij janë përfshirë në një zënkë masive dhe në një moment, Ozturk ka nxjerrë një armë zjarri duke qëlluar. Një person ka mbetur i vdekur nga plagët, ndërsa janë plagosur edhe katër të tjerë. Që nga ai moment, Ozturk është në arrati dhe kërkohet nga policia turke.

ozturk

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/