PSG-ja vendos të lejojë largimin e Nejmarit, sulmuesi brazilian drejt kalimit te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 17:35

PSG-ja vendos të lejojë largimin e Nejmarit, sulmuesi brazilian drejt kalimit te skuadra e…

Nejmar mund të largohet nga PSG-ja këtë verë dhe e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri te Barcelona, aty ku ka luajtur edhe në të kaluarën.nejmar

Pas një këmbëngulje të gjatë, kampionët e Francës kanë vendosur të pranojnë largimin e sulmuesit, teksa kanë bërë të ditur edhe kërkesat e tyre.

Sipas “El Chiringuito”, francezët i kanë bërë të ditur Barcelonës që interesohet për Nejmarin, që për ta lënë të lirë brazilianin duan 72 milionë euro plus shërbimet e Osman Dembele.

Nejmar

Ky i fundit ka kaluar periudhë të vështirë te Barcelona, ku është kushtëzuar nga probleme të shumta dhe për këtë arsye katalanasit mund të heqin dorë nga shërbimet e francezit për të rikthyer në “Kamp Nou”, yllin brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"