Protagonisti kryesorë i Bajernit, Herri Kejn: Shkojmë në Madrid për fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2024 | 9:34

Protagonisti kryesorë i Bajernit, Herri Kejn: Shkojmë në Madrid për fitore

Sulmuesi i Bajern Mynih, Herri Kejn e pa veten në vështirësi të madhe përpara prapavijës së Realit. Skema e Ançelotit funksionoi për ta “ç’montuar” bomberi anglez. Ai shënoi vetëm përmes 11- metërshit, ndërsa në lojë aktive mbeti shumë larg kuadratit mik.

HERRI KEJN

Herri nënvizoi se barazimi kundër “galaktikëve” do shërbej si testi i mirë, për të ndrequr gabimet përpara duelit të kthimit: “Takimet në Ligën e Kampionëve janë më të veçanta dhe për këtë nuk kam asnjë diskutim, pavarësisht se kam luajtur në kompeticione të ndryshme. Çdo lojtarë e dëshiron të luajë në nivele kaq të larta. Kemi një javë impenjative para duelit të kthimit. Është e qartë se Champions-i është fronti kryesore që ia kemi vënë syrin në fillim të sezonit dhe duam t’i shkojmë deri në fund. E di se do jetë e vështirë në Madrid, por e kemi misionin e qartë, fitore dhe kualifikimin për në finale. Fakti që një pjesë e mirë nga grupi i kundërshtarit janë kalitur në të tilla nivele, nënkupton se kanë eksperiencën e duhur për ta kthyer situatën në favor.

Mund të kishim marrë më shumë se barazim, por ky është futboll. Më pëlqeu shumë element nga loja jonë, sidomos reagimi me nisjen e pjesës së dytë. Gjithsesi kam edhe disa rezerva”, përfundoi Herri Kejn.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"