Presidenti i Kamzës shpërthen në akuza: Po na rrëzon Duka, të kontrollohet telefoni i delegatit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 23:27

Presidenti i Kamzës shpërthen në akuza: Po na rrëzon Duka, të kontrollohet telefoni i delegatit!

Presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ka shpërthyer në akuza pas ndeshjes së djeshme në korridorin e stadiumit të Korçës, duke akuzuar hapur FSHF-në se po tenton të rrëzojë skuadrën e tij. Ai ka debatuar me delegatin e takimit, Denis Bastarin, i cili është edhe drejtori administrativ i FSHF-së.

Naim-Qarri-470x470

“Panorama Sport” zbardh ekskluzivisht debatin e ndodhur dje. “Nuk është një ditë kjo punë, nuk është një javë, por është javë për javë. Le të dalin nga dhoma këta (arbitrat) dhe të thonë që na tha Armando ose na tha Shulku. Javë për javë kjo punë, nuk shpëtojnë dot kështu këta se kush do t’i ruajë, nuk i ruan dot gjithmonë policia, do dalin atje jashtë se s’kanë ku shkojnë. Nuk tallen dot me 40 burra ata, me shpenzimet tona, me lekët e fëmijëve të mi.

Mziu - Qarri

Kush është Armando re? Ça është Armando? Ca është ai, një copë ordiner që tallet me gjakun tim, me djersën time. Për ça vini ju këtu se s’po e kuptoj. Nuk ka sherr në Korçë ore, nuk të vret njeri në Korçë. Këtu vihet luhet futboll normal dhe ikin të gjithë. Për ça vjen federata këtu, vjen për të mbajtur drejt ndeshjen apo me hile. Hajde me Kukësin me hile, hajde atje me hile. Është turp i madh ore dhe pastaj thoni na shau ky, na shau ai.

Vjen një arbitër nga Lezha dhe bën këtë gjë. Doni të mbani Monin se është nga Durrësi? Mbajeni Monin o vlla po mos nga dëmtoni ne, se janë lekë me djersë këto që po hedhim, lekët e fëmijëve. Hajde të flasim realitetin more, se këtu nuk doni me fol ju. Flisni more pa frikë, janë 30 burra që paguajmë ditë për ditë, a mund të vazhdohet kështu? Mbajeni futbollin drejt more se është turp. Hedhim lekët e kalamajve.

Thuaji Armando Dukës o zotëri se nuk ka për ta hedhur dot poshtë këtë ekip se janë lekë gjaku, janë djersa jonë. Ti e di shumë mirë, unë kam 11 vjet në futboll, ti ke ardhur pas meje. Më thuaj një javë kur nuk është bërë një hile ndaj nesh. Ju jeni punonjës të federatës, ta kapni arbitrin në pushim të ndeshjes e t’i thoni, ca bëni kështu, mbajeni mirë ndeshjen. Për ça vini ju këtu, vini të bëni komandime me telefon nga Federata. I di gjërat mirë unë ore çun.

daja qarri muzaka

I di shumë mirë unë gjërat, po mos i bëni gjërat me telefona se është turp. Kamza thoni ekip i vogël, janë 50 milionë në muaj shpenzime, djersa ime, buka e fëmijëve jo të talleni kështu. Nuk merrem me drogë unë, e di gjithë Shqipëria, merrem me punë të pastër. Nuk jam këtu për të më degjeneruar ju mua. Pse e mban me dy standard.

Jo të mbajnë këta kalamaj me hile, u bë b… e këtyre të bëjnë këto gjëra. Mua më vjen keq për ty (i drejtohet Bastarit), se je punonjës që ke dhe stemën e UEFAs, kështu shkohet në UEFA. Shkohet me drejtësi Denis se është turp për kokën e fëmijëve. Unë do të akuzoj haptas në televizor, edhe në UEFA do çoj shkresa me fakte ore, se kështu e doni ju”, kanë qenë fjalët e presidentit të Kamzës.

avdyli qarri

POLICIA – Por, Qarri i është drejtuar edhe një prej oficerëve të policisë që ishin të pranishëm dhe i kanë kërkuar të qetësohet. “Ore zotëri nuk kam punë me ju unë, unë as shaj njeri as ofendoj njeri, rrini të qetë. Nuk kam pse t’i bëj gjërat këtu unë se jam në Tiranë. Unë po pres ekipin tim të dalë dhe do largohem.

Me komandime i bëni të gjitha. Kape telefonin, ka folur me federatën ky (delegati) apo s’ka folur. Mos i mbroni këta hajdutë, mos i mbroni. Unë s’i bëj njeriu keq, por jo të ma punojnë kështu. Ju s’keni faj se po bëj kot debat me ju, por më dhemb shpirti”, ishin fjalët e Qarrit.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"