Premiera e Partizanit “italian”, dështim spektakolar ndaj Laçit para 5 mijë tifozëve (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2017 | 20:51

Premiera e Partizanit “italian”, dështim spektakolar ndaj Laçit para 5 mijë tifozëve (VIDEO)

Partizani “italian” e ka nisur në mënyrën më të shëmtuar sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Të kuqtë e drejtuar nga Mark Iuliano u mposhtën në “Selman Stërmasi” përballë Laçit me rezultatin e pastër 0-2, ndërkohë që pas merkatos dhe ndryshimeve të bujshme të verës, rreth 5 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadium.

partizani laci

Pjesa e parë shfaqi një lojë të një niveli të ulët dhe pa raste të rrezikshme. Ndërkohë në pjesën e dytë Laçi kaloi në avantazh në minutën e 59 me anë të Kallakut, i cili kishte vetëm një minutë që ishte futur në fushë. Goli i dytë u shënua nga braziliani Eskerda në minutën e 70 pas një aksioni mjaft të bukur të Bushit i cili bëri çfarë donte me mbrojtjen e Partizanit.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon takimi.

90+2′ Selmani ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

90′ Ademir ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë Laçin me 10 lojtarë.

86′ Sukaj ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi ndalet në shtyllë.

85′ Partizani kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Atanda, në fushë Xhixhiua.

82′ Sukaj tenton me një roveshatë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

80′ Laçi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Eskerda, në fushë Smaci.

72′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet La Kamera, në fushë Bardhi.

eskerda

70′ Eskerda shënon golin e dytë për Laçin. Një aksion i bukur i bardhezinjve nga krahu i djathtë nga ana e Bushit i cili pason në qendër të zonës për brazilianin i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë Xhikën.

69′ Adorjan tenton me një goditje të rrezikshme me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

66′ La Kamera ndëshkohet me karton të verdhë.

64′ Adorjan ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

63′ Ademir ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

laci

59′ Laçi kalon në avantazh. Një kundërsulm i befasishëm dhe një dalje e gabuar e Xhikës i dha mundësinë Kallakut të shënonte menjëherë sapo u fut në fushë.

58′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Bardhi, në fushë Kallaku.

56′ Partizani kryen zëvendësimin e parë. Largohet Vila, në fushë Herrera.

53′ Atanda ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

51′ Laçi kryen zëvendësimin e parë. Largohet Lushkja, në fushë Bushi.

46′ Fillon pjesa e dytë. Laçi luan topin e parë.

45′ Përfundon pjesa e parë.

45′ La Kamera tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

43′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave, mungojnë rastet e rrezikshme.

33′ Vila tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

30′ Sukaj ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por Selmani devijon në goditje këndi.

29′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

28′ Adorjan tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë shumë lart mbi traun e portës.

23′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave. Mungojnë rastet e rrezikshme.

15′ Fejzullahi tenton me një goditje brenda zonës, por Selmani kontrollon pa probleme topin.

5′ Nika tenton me një goditje diagonale brenda zonës, por topi shkon jashtë afër me shtyllën.

1′ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

PARTIZANI – LAÇI 0-2
Kallaku 59′, Eskerda 70′

Partizani: Xhika, Fejzullahi, Ibrahimi, Atanda (Xhixhiua 85′), Kotobelli, La Kamera (Bardhi 72′), Vila (Herrera 56′), Adorjan, Progni, Trashi, Sukaj
Trajner: Mark Iuliano

Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Bardhi (Kallaku 58′), Lushkja (Bushi 51′), Nika, Jonuzi, Eskerda (Smaci 80′), Uzuni
Trajner: Stavri Nica

Gjyqtar: Laver Alla

KV: Atanda 53′, La Kamera 66′ / Bardhi 29′, Ademir 63′, Selmani 90+2′

KK: Ademir 90′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"