“Preferoj të shënoj, por edhe kërcimi me Diazin s’është keq”, Teo Hernandez: Champions-i synim minimal, duam titullin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 11:02

“Preferoj të shënoj, por edhe kërcimi me Diazin s’është keq”, Teo Hernandez: Champions-i synim minimal, duam titullin!

Teo Hernandez u bë mbrojtësi i parë në 20 vitet e fundit që dhuron një asist e shënon një gol për Milanin. I fundit që e kishte bërë diçka të tillë në rang ekipor ishte Maks Lopezi në shkurt të vitit 2012 gjatë një përballjeje me Udinezen. Sidoqoftë, statistikat i përkasin kohës dhe që nga sot për francezin është një ditë e re në kërkim të sfidave të reja e jo vetëm për të gjetur mënyra festimi me Brahim Diazin. Këtë e konfirmoi vetë mëngjarashi në intervistën e dhënë pas fitores së djeshme me Venecian.

Mg Milano 22/09/2021 - campionato di calcio serie A / Milan-Venezia / foto Matteo Gribaudi/Image nella foto: esultanza g

Një ndeshje më e vështirë sesa e kishit menduar?

E dinim që Venecia ishte një rivale e ndërlikuar, por trajneri bëri ndryshime dhe rrjedha e takimit ndryshoi. Të tilla takime nuk duhen humbur e të shtunën do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë.

Si e shpjegoni pjesën e parë?

Vinim nga disa ndeshje të mundimshme në planin psiko-fizik. Trajneri më la të pushoja dhe kur më hodhi në fushë u mundova të bëj më të mirën.

Ia dolët me sa duket. Gol, asist, por edhe kërcim me Brahim Diazin. Kë preferoni?

Që të trija këto variante janë të bukura. Brahimi më tha se do të kërcenim në rast goli dhe kështu bëmë. Në golin tim pasimi që mora vlen sa gjysmë goli.

Cilët janë objektivat për këtë sezon?

Champions-i patjetër, por dëshirojmë edhe diçka më tepër. Jemi Milani e duhet të luajmë për të fituar titullin. Do të luftojmë deri në fund për këtë objektiv.

Me sa duket sivjet besimi është më i madh?

Po, sepse punojmë shumë për t’u përmirësuar. Është një sezon pozitiv dhe me njëri-tjetrin ndjehemi më mirë. Besimi vjen nga rezultatet, por edhe nga vetëdija për ato që janë mundësitë tona.

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"