Precedenti i rrezikshëm i bardhebluve pa merkato, Tirana rikthen makthet e 2017-ës kur ekipi ra nga… kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 23:02

Precedenti i rrezikshëm i bardhebluve pa merkato, Tirana rikthen makthet e 2017-ës kur ekipi ra nga… kategoria

Tirana kthehet shtatë vite pas në kohë dhe bara zon rekordin e saj “të errët” me asnjë afrim si në janarin e 2017-ës, sezonin që ranë nga kategoria.

tirana

Bardheblutë si atë vit edhe këtë janar 2024, nuk kanë afruar asnjë futbollist të ri, por janë mjaftuar vetëm me gjashtë largime. Tirana çdo janar ia ka dalë të marrë lojtarë të rëndësishëm. Mjafton të përmendim që janarin e 2023-it erdhën Lushkja, Abazaj dhe Haxhiu. Të tre titullarë në skuadrën e këtij sezoni. Ama bllokimi i merkatos ka bërë që Tirana të mos afrojë asnjë sportist, veç atyre të akademisë dhe lojtarëve të dhënë borxh. Një ngjashmëri e frikshme, që sjell makthet e 2017-ës.

KOINCIDENCA – Për koincidencë Tirana nuk afronte një lojtar në merkaton e janarit 2017-ën e largët. Dhe atëherë merkatoja e afrimeve ishte e bllokuar si këtë vit për shkak të mospagimit të një futbollisti. Skuadra bardheblu atë sezon ra nga kategoria, ndonëse fitoi Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, këtë kampionat Tirana ka më shumë pikë. Fakt është që Ahmataj dhe bardheblutë, duhet t’i shkojnë deri në fund aventurës së tyre si në :Kupë dhe në Superiore me lojtarët aktualë. Skuadrës i janë larguar deri tani Hasani, Hila, Kaina, Doka, Qefalija, Ballhysa.

LARGIMET – Tirana është mbretëresha e merkatos në dalje të pesë viteve të fundit. Skuadra bardheblu mban vendin e parë, duke larguar lojtarë të rëndësishëm dhe fituar më shumë para nga afrimet dhe largimet. Në total deri tani bardheblutë kanë grumbulluar 2.85 milionë euro, duke mundur çdo skuadër në Superiore. Në vendin e dytë renditet Partizani me 1.94 milionë euro fitime në pesë vite. Në vendin e tretë Egnatia me 695,000 euro. Në total janë 8 transferta për Superioren. Gjithashtu janë llogaritur edhe humbjet që kanë pësuar skuadrat, duke blerë lojtarë apo duke humbur lojtarë, të cilët janë lënë të lirë.

LOJTARËT – Tirana është skuadra, e cila ka qenë më e suksesshmja në dalje të merkatos, ama gjithmonë ajo ka shitur bomberët e saj. Kështu në katër vitet e fundit, bardheblutë kanë larguar gjithmonë kundrejt parave edhe liderët e skuadrës. I fundit i larguar nga Tirana ishte Florent Hasani, i cili u shit për 300 mijë euro te Rapidi i Bukureshtit apo Kaina në Kore për 78 mijë euro e Doka për 100 mijë euro. Në verën e shkuar nuk pati shitje lojtarësh. Në janarin e 2023- shit ishte Redon Xhixha, që u largua nga skuadra. Shuma ishte e madhe. Karabaku pagoi 550 mijë euro. Në verën e 2022-shit iku Taulant Seferi në drejtim të Ukrainës për shifrën e 500 mijë eurove. Në janarin e 2021-shit, Ernest Muçi u shit për 500 mijë euro te Legia e Varshavës. Të gjithë lojtarë shumë të mirë dhe bomberë te bardheblutë. Në total, Tirana ka fituar 2.85 milionë.

gfg

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"