Prapaskenat/ FSHF ndryshon arbitrin pas kundërshtimit të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2016 | 12:34

Prapaskenat/ FSHF ndryshon arbitrin pas kundërshtimit të Skënderbeut

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që Enea Jorgji të jetë gjyqtari kryesor i takimit mes Flamurtarit dhe Skënderbeut që do të luhet sot pasditen në Vlorë.

Pashaj-BardhylFillimisht, ishte vendosur që këtë ndeshje ta gjykonte Lorenc Jemini, por pas kundërshtimit të bërë nga klubi i Skënderbeut, FSHF ndryshoi qendrim sot në mengjes. Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i takimit në Vlorë, ndërsa Jemini dhe Koçi pas portave.

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Skënderbeut zhvillohet në kuadër të Javës së fundit të Kategorisë Superiore.

Takimi merr një rëndësi të veçantë për faktin se korçarët luajnë për fitoren e titullit, duke kryesuar me dy pikë ndaj Partizanit, ndërsa vlonjatët nuk e kanë siguruar matematikisht qëndrimin në Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"