Prapaskenat e ndryshimit të emrit dhe heshtja e bashkisë, kush janë anglezët që do blinin Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 22:16

Prapaskenat e ndryshimit të emrit dhe heshtja e bashkisë, kush janë anglezët që do blinin Elbasanin

Në gushtin e 2016-ës, fotot e kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, dhe presidentit Arben Laze me përfaqësuesit anglezë të kompanisë “Level Up Sa”, bënë xhiron e mediave. Pas disa vitesh vuajtje, duket se po vinte shpëtimi i klubit verdheblu. Anglezët po blinin 100% të aksioneve të Elbasanit, një operacion që shkonte në 1 milion euro.

14389953_2114787348746711_1327892526_n-490x368

Mirëpo, pas disa muajve, për shkak të disa probleme juridike, kjo kontratë u bë “nul” dhe të huajt u regjistruan në QKB me emrin “Manchester Group”, për të rifirmosur edhe njëherë nga fillimi kontratën me të njëjtat kushte si më parë. Fillimisht, anglezët mbyllën zyrtarisht marrëveshjen për blerjen e mazhorancës së aksioneve që zotëroheshin nga Bashkia Elbasan, në masën 54 për qind. Më pas, blenë përfundimisht edhe 46% të aksioneve që zotëronte Arben Laze. Pas rreth dy vitesh, gjithçka është drejt prishjes, ndërsa ish-presidenti lëshoi alarmin disa ditë më parë.

28871098_1783268348382787_8635840529604542464_o-1024x671

BASHKIA – Edhe pse Bashkia e Elbasanit zotëronte shumicën e aksioneve të klubit, ndërsa marrëveshja ka ngecur gjatë këtyre dy viteve, ky institucion nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me këtë. Pavarësisht se i ka shitur aksionet, është detyrë edhe morale e bashkisë karshi klubit të futbollit, që është aset i qytetit, që të reagojë dhe të shpjegojë situatën me ekipin. Duket se tifozët do duhet të presin gjatë për rikthimin e skuadrës në nivele të larta, pasi kontrata me anglezët është drejt prishjes, ndërsa e ardhmja nuk duket shumë optimiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"