Prapaskena te Vllaznia/ Drejtim me dy koka, ngërçi duket te… vula

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 8:46

Prapaskena te Vllaznia/ Drejtim me dy koka, ngërçi duket te… vula

Që në hapat e para kur Alban Xhaferi u afrua te Vllaznia u amplifikuan zërat që drejtimi i klubit u bë me dy koka. Pa dyshim përplasja mes donatorit dhe administratorit ka të bëjë më shumë me çështje të funksionimit administrative të klubit.

Benjamin Naku - Alban Xhaferi

Si rregull, funksionon që administratori Benjamin Nkau të jetë personi që ka vulën për vendimet në klub, gjë cila mesa duket kërkohet nga ana e donatorit që po e përfaqëson Vllazninë në të gjitha marrëdhëniet me klubet, federatën dhe ligën.

Përplasja me gjasa ka të bëjë me menaxhimin e financave, që vijnë nga bashkia dhe akademia, ku që të marrin trajtë zyrtare duhen vulosur, vulë të cilën e ka Naku, por si drejtim e bën Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"