Polemika në Spanjë për kartonin e kuq të Arauhos, reagimi i specialistëve: Nuk ishte faull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 9:55

Polemika në Spanjë për kartonin e kuq të Arauhos, reagimi i specialistëve: Nuk ishte faull

Minuta e 29-të e takimit në Barcelonës ka qenë ajo që ka ndryshuar gjithçka në ecurinë e takimit. Arauho duket se pengon depërtimin e Barkolës dhe për gjyqtarin rumun Istvan Kovaç është lojtar i fundit dhe karton i kuq. Barcelona ka protestuar ashpër për këtë moment, me Ksavin që ka kërkuar rishikimin me VAR që nuk është marrë parasysh.

bandicam 2024-04-16 21-31-20-491

Ndërkohë që dhe vetë Arauho ka bërë disa shenja si “i paguar” që mund t’i kushtojë një pezullim të rëndë. Por nuk mbaron me kaq, sepse mediat spanjolle kanë qenë shumë të ashpra me gjyqtarin Kovaç. Specialistët e moviolës në gazetat “Marca” dhe “AS” kanë vënë në pikëpyetje vendimin e tij për të nxjerrë nga loja Arauhon me të kuqe. Për “Marca”, ish-gjyqtari Pavel Fernandes ka thënë:

“Nëse Kovaç ka menduar se ishte faull, kartoni i kuq ishte i pashmangshëm. Por nuk jam i bindur që ishte faull”. Edhe më i ashpër Iturralde Gonzalez. “Është një dyluftim ku Arauho vendos dorën mbi supin e sulmuesit parisian dhe ai e lë veten të bjerë. Për mua nuk ka asnjë faull. Nuk e kuptoj vendimin e gjyqtarit”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"