Pogradecarët e pranojnë: Na përfshiu euforia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:25

Pogradecarët e pranojnë: Na përfshiu euforia

Liqenorët janë të vendosur për t’u rikthyer në grupin e më të mirëve në renditje, dhe këtë duan ta arrijnë duke mos toleruar më asnjë ndeshje. Këtë do ta fillojnë që nga takimi i radhës me Elbasanin në transfertë. Qendërmbrojtësi Franci Bufasi duke analizuar ndeshjen e kaluar shprehet: “Edhe unë jam pjesë e barazimit të fundit në fushën tonë dhe mendoj se po të ishim të mobilizuar do të arrinim fitoren. Mirëpo ka ardhur momenti që të arrijmë medoemos 3-pikëshin në sfidën e radhës, pasi kemi dy ndeshje që i jemi afruar, veçse pa rezultat. Duhet që besimi të jetë i pranishëm në të gjitha takimet. Le ta quajmë barazimin e fundit si aksidental. Nuk kemi bërë lojën tonë më të mirë, por ishte një eufori e brendshme që na pengoi të arrinim gjer te fitorja. Sfida me Elbasanin do të jetë e vështirë dhe mbi të gjitha për faktin se luhet jashtë fushës sonë. Gjithsesi, angazhimi është maksimal për të bërë më të mirën”, – përfundon Bufasi.
Pëllumb Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"