Po shkëlqen në Bundesligë, Liverpuli “piketon” sulmuesin gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 11:28

Po shkëlqen në Bundesligë, Liverpuli “piketon” sulmuesin gjerman

Sulmuesi gjerman i Lajpcigut, Timo Verner po bën një sezon fantastik, teksa në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ka shënuar 27 gola dhe dhënë 11 asist.

verner

Gjermani tashmë ka përfunduar në “radarët” e Liverpulit, teksa ekipi anglez po e ndjek me kujdes rastin.

Vetë lojtari, është shprehur se Liverpuli e josh, teksa për “Sky Sport Deutchland” ka thënë: “Klop është trajneri më i mire në botë. Stili im i lojës është i ngjashëm me atë të Liverpulit”.

23-vjeçari iu bashkua Lajpcigut në verën e 2016-ës, pasi la Shtutgardin. Verner ka statistika të shkëlqyera dhe me Gjermaninë, pasi në 29 prezenca ka shënuar 11 gola.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"