“Po më duket Vlora si Majemi”, Dejvi Bregu: Tani s’na afrohen as femrat, ja e vërteta e dështimit të transferimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 22:40

“Po më duket Vlora si Majemi”, Dejvi Bregu: Tani s’na afrohen as femrat, ja e vërteta e dështimit të transferimit

Golashënuesi i Skënderbeu, Dejvi Bregu, ndodhet në Vlorë së bashku me familjen, në këtë periudhë të vështirë koronavirusi. Në një lidhje live për “Supersport”, vlonjati foli për situatën aktuale si dhe dështimin e transferimit jashtë vendit, për shkak të virusit, teksa nuk i kurseu as batutat.

dejvi bregu

“Po më duket Vlora si Majemi. Dal nga zona e Zvërnecit, në orarët e lira që na ka lënë qeveri, nuk ka shumë njerëz dhe e shfrytëzoj këtu për stërvitje. Në zonën e plazhit të vjetër, ku del Mezani me Veliun, ka lëvizje dhe jam munduar t’i evitoj.

Transfeirmi? Ky është fati, në momentin kur ishim si Skënderbeu edhe unë në këtë formë, më vjen keq se përflitej një lëvizje që kishin diskutuar drejtuesit, por këto janë gjëra që nuk i vendsim ne.

Unë nuk e kam mbajtur të fshehtë, jam ulur me presidentin në 2-3 klube, si në Suedi e shtete të tjera. Por me këtë koronavirusin, duhet të ulemi nga e para dhe të flasim si është çështja ime. Tani në këtë kohë koronavirusi, nuk të afrohen as femrat. Kam ikur që 19-vjeç nga shtëpia dhe kjo stiuatë kishte një anë pozitive, sa i përket familjes, kaloj kohë me ta”, u shpreh Bregu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"