Po dështon në Premier Ligë, Reali në vëzhgim të ish-sulmuesit të Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2019 | 11:10

Po dështon në Premier Ligë, Reali në vëzhgim të ish-sulmuesit të Juventusit

Moise Ken u shit nga Juventusi tek Evertoni këtë verë, por deri më tani duket se ky transferim po dështon. Ish-sulmuesi bardhezi, pasi bëri një sezon të shkëlqyer vjet me Juven, u largua drejt Premier Ligs, me premisa të mëdha.

MOISE KEAN

Largimi nga Evertoni është formalitet tashmë, pasi lojtari jo vetëm që nuk po shënon, por ka dhe sjellje jo prefesionale. Gjithsesi duket se ardhmja e lojtarit nuk do të jetë kaq e keqe.

Siç raporton “Daily Star”, Reali i Madridit po e vëzhgon sulmuesin dhe nuk përjashtohet mundësia të bëjë një lëvizje për të në merkaton e janarit.

moise ken

Ken është një sulmues me aftësi shumë të mira teknike, që ranë në sy sezonin e shkuar te Juventusi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"