“Po çalojmë në finalizim”, Shpëtim Duro: Edhe barazimi është pozitiv me rivalët, ndeshja ndaj Partizanit ndikoi në aspektin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 18:20

“Po çalojmë në finalizim”, Shpëtim Duro: Edhe barazimi është pozitiv me rivalët, ndeshja ndaj Partizanit ndikoi në aspektin…

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Vllaznisë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

Shpetim Duro logo

Ndeshja- Në ndryshim nga 2 ndeshjet e fundit, që nuk kanë qenë pozitive, sot skuadra bëri një paraqitje të mirë. Luajtëm me një rival direkt, paraqitja ka qenë pozitive, me përjashtim të 10 minutave të para. Më pas paraqitja e skuadrës ka qenë e mirë. Në ndeshjet me rivalët direkt, janë të gjitha të pranueshme.  Këto ndeshje luhen për 3-4 raste. Patëm mundësi. Këto situata duhet të zgjidhen për të fituar ndeshjen. Po çalojmë në finalizim.

Ndeshja e Kupës ndaj Partizanit- Aspekti fizik i ndeshjes me Partizanin ndikoi. Kemi pasur lojtarët e mesfushës që nuk janë zëvendësuar dhe kanë pasur mbingarkesë. Sot mund të them që Deliu-Lushkja-Shehu kanë bërë një ndeshje të mira. Ajo ndeshje me Partizanin ka pasur probleme, mbas 3 ditësh kishim ndeshje me Tiranën. Prezenca 100% e disa lojtarëve ka ndikuar.

Ndërrimi i Kërçikut u bë duke pasur parasysh konsumin fizik të Harmonit, për t’i dhënë freski krahut të djathtë me Kërçikun. Xhixhën e kalova në qendër. Në ndeshjet direkte, edhe barazimi është pozitiv, sepse ngelëm në ato pozita.

Skuadra jonë ka qenë e kujdesshme. Duhet t’i kishim shfrytëzuar mundësitë që na u dhanë për t’i fituar ndeshjet”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"