Play-Off Kategoria e Parë/ Trajneri Bano karikon Shkumbinin, Veleçiku kërkon triumfin historik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 15:53

Play-Off Kategoria e Parë/ Trajneri Bano karikon Shkumbinin, Veleçiku kërkon triumfin historik

I gjithë qyteti i Shkumbinit po pret me ankth ndeshjen e sotme mes Shkumbinit dhe Veleçikut që do të luhet në kryeqytet në orën 16:30. Klubi ka vendosur autobusë falas që do të nisen në orën 14:00 në qendër të qytetit. Trajneri Artan Bano u ka dhënë dje futbollistëve porositë e fundit në lidhje me sfidën ndaj Velecikut dhe pret që çdo lojtar të japë maksimumin në fushë për të arritur fitoren.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

“Djemtë kanë bërë një punë mjaft të mirë në këto pesë javë dhe unë personalisht pres që edhe në përballjen me Velecikun, ata të tregojnë të njëjtin shpirt gare si në përballjet e mëparshme. Nuk mund të gabojmë në një sfidë të tillë, por sigurisht që duhet të tregojmë se ne e meritojmë më shumë se çdo rival tjetër qëndrimin në Kategorinë e Parë”, është shprehur Bano. Ndërsa, sulmuesi Mustafaji tha:

Shkumbini

“Më vjen shumë mirë që do të jem në fushë për t’i dhënë ndihmën time skuadrës në këtë finale të rëndësishme. Do provoj gjithçka që të realizoj një gol me peshë ndaj Velecikut”, u shpreh sulmuesi.

 

Skuadra e Veleçikut do të luajë sot ndaj Shkumbinit në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshjen nga e cila do të vendoset kategoria ku koplikasit do të luajnë sezonin e ardhshëm. Të besuarit e trajnerit Besnik Duli kanë bërë paraqitje të mira në Kategorinë e Dytë dhe janë të bindur se do të mposhtin peqinasit për t’u ngjitur një kategori më lart. Për të pasur edhe mbështetjen e tifozëve, Bashkia e Koplikut ka vendosur autobusë falas që do të nisen në orën 12:00 drejt kryeqytetit.

Vekecujy 1

Gjithashtu u është bërë thirrje të gjithë atyre që janë nga kjo trevë dhe jetojnë në Tiranë të mos mungojnë në stadium në këtë takim vendimtar. Ndërsa për mediat lokale, mesfushori Izmir Pelinku është shprehur: “Kemi shumë dëshirë që këtë sezon ta mbyllim me sukses, pasi skuadra është e plotë.

Veleciku

Mbështetja nga tifozët është diçka pozitive dhe nuk duam t’i zhgënjejmë ata që do të udhëtojnë për të na mbështetur. Kjo është edhe një arsye më shumë që të sigurojmë ngjitjen që kemi pasur objektiv gjatë gjithë këtij sezoni”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"