“Plas” te Pogradeci, titullari njofton largimin pas humbjes me Apoloninë: Nuk jam tradhtar dhe pjesë e pazareve, më bënë padrejtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 23:19

“Plas” te Pogradeci, titullari njofton largimin pas humbjes me Apoloninë: Nuk jam tradhtar dhe pjesë e pazareve, më bënë padrejtësi

Apolonia mposhti Pogradecin ditën e sotme me rezultatin 1-0, falë një goli të Sokol Ymerajt në minutën e 45’ nga goditja e dënimit.bandicam 2020-06-20 17-45-38-675

Pikërisht për këtë gol të shënuar, stafi i Pogradecit duket se ka akuzuar portierin Kostandin Dramolli, për tolerim, teksa më të nisur pjesa e dytë, trajneri Abazaj e zëvendësoi duke e larguar nga fusha e lojës.

Për këtë arsye, ka vendosur të reagojë vetë futbollisti, i cili në profilin e tij zyrtar shkruan se nuk është tradhtar dhe nuk ka bërë pazare. Ai shton se e ka luajtur këtë ndeshje si jetë a vdekje, duke shtuar se nuk ka bërë pazare me asnjë. Gjithashtu Dramolli shton se ndaj tij është bërë padrejtësi dhe shprehet se kjo ishte ndeshja e fundit me Pogradecin.  pogradeci

“Nuk jam tradhtar siç mendon klubi dhe stafi i ekipit. Nuk kam bërë pazare me asnjë deri më sot, me asnjë ekip nga fillimi i kampionatit deri tani. Sot kan hyrë në fushë dhe e kam vlerësuar si një ndeshje jeta a vdekje dhe kam luajtur me shpirt e më zemër për të fituar. Sot është bërë një padrejtësi ndaj meje dhe e them që sot ishte ndeshja e fundit me Pogradecin.”, shkruan Dramolli.

SR[

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"