Plas skandali te Sportingu, presidenti urdhëroi tifozët që të godisnin lojtarët e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 18:50

Plas skandali te Sportingu, presidenti urdhëroi tifozët që të godisnin lojtarët e skuadrës

Sulmi i ndodhur disa ditë më parë në qendrën stërvitore të Sportingut të Lisbonës, ku u plagos në kokë sulmuesi Bas Dost, dyshohet se ka lidhje me presidentin e klubit Bruno de Karvajo. Sipas asaj që raporton A Bola, trajneri i Sportingut, Jorge Zhezus, disponon prova të përfshirjes së Karvajos në ngjarjen e ndodhur.

fbl-eur-c1-sporting-training-5af9e40273f36c0db6000001

Situata duket tepër e rëndë të skuadra e portugeze dhe bordi i klubit ka kërkuar dorëheqjen e presidentit. Disa kohë më parë, Karvajo postoi një letër të zjarrtë në Facebook, drejtuar lojtarëve dhe i akuzonte ata për mos impenjim maksimal.

img_770x433$2018_05_17_09_05_05_1398991

Pas kësaj letre, dyshohet se sulmi i një grupi tifozësh në qendrën stërvitore ka si protagonist presidentin e Sportingut, i cili urdhëroi ultrasit të godasin lojtarët dhe stafin  e skuadrës të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"