Plas në Korçë, Sebino Plaku shfryn kundër Mirel Josës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2016 | 21:18

Plas në Korçë, Sebino Plaku shfryn kundër Mirel Josës

Sebino Plaku po kalon një moment të errët në karierrën e tij. Pas rikthimit në Shqipëri, sulmuesi tiranas nuk po gjen dot formën e dikurshme dhe është kthyer në një lojtar stoli.plakuPas aventurës së dështuar te Partizani, një tjetër moment i keq po e shoqëron sulmuesin. I ardhur në merkaton e janarit te Skënderbeu, Plaku nuk po gjen asnjë hapësirë është rikthyer në një lojtar stoli.

Pikërisht ky fakt e ka acaruar së tepërmi lojtarin që ka reaguar ndaj trajnerit Josa lidhur me këtë situatë. Gjatë një postimi në faqen e tij në “facebook” ai i ka shpërthyer duke deklaruar se kurrësesi nuk e pranon etiketimin “lojtar alternativë”.

Statusi i Plakut:
-Reagim i detyruar-

Përshëndetje të gjithë tifozëve bardhekuq dhe të gjithë opinionit sportiv në Shqipëri.
Detyrohem të bëjë këtë reagim për të mbrojtur personalitetin tim dhe figurën time në futbollin shqiptar, pas disa historive të ndodhura së fundmi në skuadrën ku unë bëjë pjesë.

Por dua të sqaroj se natyra ime nuk kërkon polemik me askënd dhe as përcarjen e Skënderbeut, thjesht ndaj meje, emrit tim dhe familjes sime, apo kontributit tim në futboll, askush s’mund të hedhi baltë qoftë në ditë me diellë, apo edhe me shi.

Gjatë kësaj kohe që jam pjesë e Skënderbeut jam stërvitur me profesionalizëm dhe përkushtim. E dashuroj këtë qytet, këtë fanell dhe kush më njeh e di mjaftë mirë se nuk po bëjë elozhe të kota, nuk janë pjesë e natyrës sime.

Kam pritur me padurim momenin tim për të kontribuar në fushën e blertë, por cuditërisht nuk jam preferuar në shumë takime. Ka patur raste si në Ballsh që u bëra gati të futesha në fush dhe sërish nuk u aktivizova, por sërish nuk reaguar ne asnje form.

Vec goditjes me veprime ku nuk po aktivizohem, më vjen dhe një tjetër e tillë, kësaj here me fjal nga trajneri Mirel Josa. Nuk dua të futem në detaje ndaj trajnerit, e respektoj pozicionin e tij, pasi jam profesionistë, por s’mund të rrijë gojëkycur kur trajneri më etiketon si lojtar alternativ.

1. Ky etiketim nuk është profesional, pasi mbyt konkurrencën në skuadër, pasi automatikisht i jep siguri për një pazëvëdueshmëri të lojtarëve të tjerë, kur në një skuadër futbolli dihet që askush s’duhet ta ketë formacionin e sigurtë.

2. Është një ofendim ndaj meje dhe emrit tim në futbollin shqiptar, në vecanti për atë që kam dhënë për Skënderbeun dhe Skënderbeu më ka dhënë mua.

Jam ndjerë vërtetë i ofenduar, jo vetëm unë, por edhe familja ime nga intervista e trajnerrit post-sfidës ndaj Lacit. Mendoj se kam arritur atë status që të meritoj respektin e gjithkujt. Unë do të përgjigjem me punën time në fushën e blertë dhe do të jem i gatshëm të jap maksimumin në cdo sekond që do të më jipet mundësia.

Shpresoj që së bashku me Skënderbeun dhe tifozët e mrekullueshëm kuqebardhë, të arrijmë titullin e 6-të rradhazi.

Unë do të jem gjithnjë aty si një ushtar i gatshëm, sepse e dua kte fanell.por edhe një herë e përsërisë që s’ka nevoj për etiketime, pasi cfarë do etiketimesh të përdoren ndaj meje, askush s’mund të ndryshoj emrin tim në futbollin shqiptar.

Edhe nëse dikush fshihet pas gishtit, herë a vonë do të bëhet aq i hollë sa as gishti s’do ta mbuloj më.


Me respekt
Sebino Plaku

plakuuuuu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"