Plani për mesfushën, pas Kopmainersit edhe një goleador për Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 21:47

Plani për mesfushën, pas Kopmainersit edhe një goleador për Juventusin

Juventusi është i dënuar që të rikthehet bindshëm në merkato, sepse pavarësisht se janë në rrugën e duhur për t’u rikthyer në Champions. Ndonëse duhet të reagojnë ndaj krizës së dy muajve të fundit, bardhezinjtë kurrsesi nuk mund të rivalizojnë në Serinë A Interin për titullin kampion, nëse nuk shtojnë cilësinë në grup.

kopmeiners

Dhe për cilësi po flasim sidomos në mesfushë, pasi diferenca më e madhe mes zikaltërve dhe bardhezinjve qëndron pikërisht aty, gjë e cila mund të dallohet lehtësisht edhe nga dy stilet e lojës që ofrojnë dy rivalet e përjetshme.

Kështu që drejtori sportiv, Kristiano Xhuntoli, ka nisur punën që të punojë jo vetëm në një, por në dy pista njëkohësisht. Dhe mbi të gjitha, asnjë nga këto afrime nuk varet nga qëndrimi ose jo i Adrien Rabiosë në Torino, pasi francezi është një diskutim më vete dhe nuk do të ketë lidhje aspak, edhe në rast rinovimi, me pjesën e buxhetit që “Zonja e Vjetër” ka parashikuar në merkato.

STRATEGJIA “TEUN”

Objektivi kryesor dihet tashmë se është Teun Kopmainers. Mesfushori i Atalantës ka dalë hapur se do ka kërkuar largimin në fund të këtij sezoni, nuk ka injoruar zërat për Juventusin, ndonëse ka pranuar se ndaj tij ka interes të madh edhe nga Anglia.

E thënë ndryshe, tani e në vazhdim do të nisë një luftë milionash, por në të njëjtën kohë edhe strategjish psikologjike, duke qenë se trajnerët e klubeve që e duan do të kenë gjithashtu peshën e tyre, se cili do të jetë plani i tyre për 26-vjeçarin. Gjithsesi, duke parë vitet e shumta në Serinë A, Juventusi shihet si favorit dhe Xhuntoli që pat kërkuar ta kishte te Napoli që në sezonin e kaluar, përpara se të ndërronte “uniformë”, i ka lënë disa gjëra pezull dhe kjo avantazhin Juven.

Tani duhet bindur Atalanta, e cila nuk pranon që të zbresë më poshtë sesa 50 milionë eurot, ndonëse strategjia e fundit e bardhezinjve është që të fusë në tratativë mbrojtësin holandezo-spajoll, Din Huijsen, aktualisht i huazuar te Roma.

Nëse “Zonja e Vjetër” e vlerëson 25 milionë euro “diamantin” e saj, atëherë edhe Atalanta mund të rrisë vlerën e Kopmainersit në 60-65 milionë euro. Shkurt, ideja është që Juventusi të mos shkojë përtej 35 milionëve për Teun Kopmainersin, për të cilin në Torino është gati një kontratë 5-vjeçare prej 4.5 milionë eurosh neto në sezon.

aaaa

STRATEGJIA “LJUIS”

Në Torino është një dëshirë e vjetër, por ndoshta për tifozët mund të duket një risi dhe në skenë hyn sërish drejtori Kristiano Xhuntoli.

Edhe Ljuis Fergusonin, ai e kishte ndjekur për dy sezone, për ta marrë në Napoli, por sezonin e kaluar edhe pse letrat u ndryshuan, hyri Lacio në mes dhe Igli Tare, të cilët rritën “pjacën” e Bolonjës dhe kështu sfumoi gjithçka. Gjithsesi, 25-30 milionë eurot që kërkojnë ende kuqeblutë nuk duken një shifër që mund të trembin Juventusin, nëse rikthehet në Champions.

Për më shumë, duke parë edhe faktin se Bolonja çdo dritare merkatoje po bën çmos për të bërë të vetin, mbrojtësin anësor, Tomazo Barbieri (i huazuar te Piza, në Serinë B), apo edhe mesfushorin Hans Nikolusi Kavilja, ideja e “Zonjës së Vjetër” është që t’i fusë të dy këta futbollistë në tratativë dhe duke i shtuar atyre edhe një shumë prej 6-7 milionë eurosh mund të bëjnë të vetin një mesfushor, që përveç se di të sulmojë frikshëm zonën rivale, e njeh shumë mirë portën.

Këtë e konfirmojnë edhe 16 golat e tij në dy sezonet e fundit. Shkurt, pikërisht ai lloj mesfushori goleador që Juventusit i mungon aktualisht në grup.

formacioni i mundshem

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"