Pjaniç: I lumtur që qëndrova, me Ronaldon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 14:09

Pjaniç: I lumtur që qëndrova, me Ronaldon…

Në grumbullim me Bosnjë Herce govinën dhe i dëmtuar lehtë, Miralem Pjaniç vijon një luftë më kohën, për të lënë pas shqetësimin që e detyroi të shtunën e kaluar të largohej përpara kohe nga fusha në takimin kundër Irlandës. Mesfushori thuhet të mos ketë asgjë serioze, por ai kërkon të jetë në formë maksimale në ndeshjen e radhës me Juventusin, kundër Sasuolos.

Pjanic dhe Khedira

I ftuar nëpërmjet telefonit në emisionin “Pressing” te “Canale 5”, boshnjaku duke folur për objektivat sezonalë me bardhezinjtë, deklaroi pa frikë se qëllimi kryesor është Liga e Kampioneve: “Jemi Juventusi dhe në fushë zbresim për të fituar gjithmonë, pavarësisht kompeticionit. Jemi një skuadër e fortë dhe të gjithë në klub besojmë te Champions-i. Jam shumë i lumtur që rinovova dhe qëndrova në Torino. Tashmë dua të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat, sepse jemi në rrugën e duhur dhe duhet të punojmë për të ruajtur këtë ritëm”.

Në fjalën e tij, Pjaniç tregoi edhe për raportin e afërt që ka ndërtuar me Kristiano Ronaldon. “Kristiano ka fituar shumë dhe për mendimin tim është ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai do të jetë ‘Njeriu Kyç’ për ne dhe duke e pasur në skuadër, është si të kemi diçka që të tjerët nuk e kanë. Të gjithë jemi të lumtur që erdhi te Juvja dhe shpresoj që të na ndihmojë të bëjmë diçka më shumë se në vitet e kaluara”.

pjanic-cropped_1wrwt12g90kgy1snwbjbfo5xkp

Mesfushori duket më shumë besimplotë se kurrë mbi projektin bardhezi, aq sa nuk përjashton mbylljen e karrierës në Torino. “Kam ende shumë vite karrierë përpara, por nuk i dihet kurrë…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"