Pioli rrezikon shkarkimin, drejtuesit e Milanit nisin kontaktet me teknikun portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 18:52

Pioli rrezikon shkarkimin, drejtuesit e Milanit nisin kontaktet me teknikun portugez

Milani po kalon një periudhë shumë të vështirë këtë sezon, teksa rezultatet e arritura deri tani janë shumë larg pritshëmrive.pioli

Pikërisht për shkak të rezultateve negative, drejtuesit zgjodhën të shkarkonin nga posti i trajnerit Xhampaolon, të cilin e kishin emëruar vetëm në verë, dhe në vendin e tij morën Stefano Piolin. Edhe ky i fundit nuk po arrin rezultate, pavarësisht se loja e kuqezinjve ka ndryshim të madh nga ajo më parë.

Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, drejtuesit e Milanit po mendojë për shkarkimin e Piolit, dhe në vendin e tij të marrin Paulo Sozën. Madje thuhet se italianët kanë nisur kontaktet me teknikun portugez, për t’i besuar atij drejtimin e ekipit.souza

Megjithatë nuk dihet sa të vërteta janë këto lajme, për shkak se asnjë nga mediat italiane ose ato pranë klubit kuqezi nuk e kanë konfirmuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"