PIKANTET| Shqipëri-Angli/ Gjimshiti ferr Kejnit, UEFA ultimatum për tifozët! Ulërima nga 2 trajnerët (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 23:18

PIKANTET| Shqipëri-Angli/ Gjimshiti ferr Kejnit, UEFA ultimatum për tifozët! Ulërima nga 2 trajnerët (E PLOTË)

Shqipëria luajti ndeshjen e parë në shtëpi kundër Anglisë, të vlefshme për edicionin kualifikues drejt “Katar 2022”. “Panorama Sport” ju sjell momentet pikante para dhe gjatë ndeshjes:

Kejn Goli

* Qeveria nuk lejoi prani tifozësh në stadium, mirëpo ultrasit dhe mbështetësit më të zjarrtë të Kombëtares “Tifozat Kuq e Zi”, ishin prezent me mesazhin e tyre: “Sytë dhe zemrën te ju”, ishte mesazhi i shkruar në mbështetje të lojtarëve, ndërsa në banderolën e madhe ishin simbolikisht ultrasit me fanellat e Aleksandrit të Madh, Pirros së Epirit, Dedë Gjo Lulit dhe Skënderbeut. Gjithashtu, TKZ kishin vendosur edhe figurën e Adem Jasharit, por UEFA nuk e ka lejuar dhe ndeshja ka nisur pa të.

16:30 Sokol Cikalleshi dhe Albi Doka dalin në fushë. Të parët që shkelin në tapetin e “Air Albania”-s.

16:33 Kombëtarja shqiptare del në fushë. Telefonat në dorë dhe të gjithë sytë nga banderola e TKZ.

16:55 Anglia zbret në fushën e “Air Albania”-s. Grupe-grupe shohin rreth e rrotull impiantit dhe pikasin një “anglez rekordmen”. Frederik Veseli ka luajtur me te dyja skuadrat (të rinjtë) e Mançesterit, Junajtidit dhe Sitin. Mbrojtësi i Kombëtares takon disa nga ish-shokët e skuadrave angleze.

15:15 Etrit Berisha bashkë me Strakoshën dhe Selmanin dalin në nxehje. Bulku piketon fushën, pritet skuadra. Njëjtë edhe për stafin anglez që ka vendosur të gjithë piketat e nevojshme për “Tre Luanët”.

* Broja ishte mes dy zgjedhjesh, Shqipërisë dhe Anglisë. Zgjidhi kuqezinjtë, por s’mund të harrojë miqtë e tij të Çelsit. Sulmuesi takon djaloshët anglezë Xhejms dhe Maunt, me këtë të fundit që nuk e shmangu përqafimin me bomberin kuqezi.

* Ndeshje pa tifozë, por në tribunë kishte rreth 1000 të pranishëm

* Lojtarët e Shqipërisë veshën fanella të zeza në nxehje, në të cilën gjendej dedikimi për heroin e pak ditëve më parë që u vetëflijua në një magazinë mes flakësh, për të shpëtuar jetën e dhjetëra personave. “Arjan Sala, heroi i heshtur mes nesh”, ishte dedikimi i Kombëtares për të ndjerin hero.

Broja

* Dritat e stadiumit ndizen sapo del Berisha në fushë, i cili kryeson skuadrën e Shqipërisë

. * Gjesti simbolik i dy skuadrave para nisjes së ndeshjes, duke u ulur në gjunjë për luftën kundër racizmit.

* Sapo nis ndeshja, Berisha këshilla mbrojtjes: “Mbaj vijën, ruani ofsajdin”.

* Sapo ka topin Anglia, Reja “ulëret”: “Para, para. Presing shpejt. Dilni para”.

* Nga tribuna pas portës, mbështetje për kuqezinjtë: “Bravo Uzu!”

* Këndore për Anglinë, por Bare ideon kundërsulmin. Fort çuna dhe mos i bjer kot topit. Të dalim në sulm me pasime.

* Reja kritika Brojës. Merr topin, mos e lër të të ikë aq thjesht.

* Gjimshiti “pullë poste” me Kejnin. Sulmuesi del deri në mesfushë për t’i shpëtuar markimit, por mbrojtësi e ndjek në çdo hap.

* Pasi sulmuesi anglez e provon dy herë, Sauthgejt i tërheq vëmendjen: “Herri, qëndro atje. Mos dil nga zona”.

* Në minutën e 31′, Sauthgejt del nga kuadrati i pankinës për të udhëzuar të tijtë. Reja i përgjigjet me Cikalleshin në majë dhe Brojën djathtas.

* I vetmi që flet pas golit të parë të Anglisë, është Reja: “Hajde, hajdee! Jepi! Luaj!”

* Goli i dytë irriton edhe Berishën edhe Gjimshitin. Mbrojtësi ulëret nga inati për gabimin që bëri. Portieri përplas dorën në tokë dhe shfryn nga mërzi.

OLSI TUJANI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"