Pikantet Kukësi-Laçi/ Stadiumi ndez dritat pas dy vitesh, Lamçen e “qorron” balta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 21:58

Pikantet Kukësi-Laçi/ Stadiumi ndez dritat pas dy vitesh, Lamçen e “qorron” balta

Më në fund ndizen edhe dritat në Kukës. Moti i keq solli errësimin e parakohshëm dhe në Kukës kanë ndezur prozhektorët sapo ka startuar pjesa e dytë e sfidës.

bandicam 2024-03-11 15-05-59-354

Kjo ishte ndeshja e parë pas inaugurimit të stadiumit, pikërisht me Laçin para dy sezonesh që në Kukës rindizen sërish dritat. Më saktë në prill të vitit 2022 kur u luajt takimi i fundit me prozhektorët ndezur. Mesa duket, dritat i sjellin në fund edhe fat Kukësit, pasi skuadra merr tri pikët. Nga ndeshja në “Kukës Arena”, “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante të kësaj përballjeje.

* Kapiteni i Kukësit, Anxhelo Tafas, pasi takon kundërshtarët dhe gjyqtarët e ndeshjes, e bën këtë gjë edhe me shokët e tij. Ai rreshtohet krah arbitrave dhe u jep dorën të gjithë shokëve të skuadrës.

* Lleshi kërkon një karton të verdhë ndaj Ujkës që në minutën e dytë, pas një faulli të shkaktuar nga ky i fundit. Mirëpo, nuk është i këtij mendimi kryesori, i cili e kalon me një këshillim.

* Franko Lamçen e “qorron” balta e fushës, teksa pas një rrëshqitje sheh t’i hyjë balta në sy. Lojtari, i cili luajti para mbrojtjes, qëndron në tokë dhe arbitri ndërpret lojën që t’i jepet menjëherë ndihma e parë për t’u pastruar.

* Në minutën e 76-të nuk ka munguar as tensioni në fushë për shkak të një shtyrje të lojtarit të Laçit ndaj atij të Kukësit. Futbollistët mblidhen së bashku me stafet dhe kacafyten, por që gjithsesi zgjidhet gjithçka shumë shpejt. Trajneri i Laçit Armando Cungu ndëshkohet me karton të verdhë.

* Salami përpiqet t’i sqarojë arbitrit se ka pasur një takë ndaj tij, duke ia bërë edhe me shenjë nga një lojtar i Laçit, por që nuk ka qenë i këtij mendimi kryesori.

* Lojtarët e Laçit kanë pretendimet e tyre ndaj gjyqtarit në këtë ndeshje, pasi në fund të sfidës i afrohen dhe e rrethojnë duke i kërkuar llogari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"