Pikantet / Gjyqtari refuzon zëvendësimin e Flamurtarit, Starova i pranishëm në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2017 | 14:42

Pikantet / Gjyqtari refuzon zëvendësimin e Flamurtarit, Starova i pranishëm në stadium

* Goli i parë e gjeti të papërgatitur Maganin. Peqinasi vuri duart në kokë kur skuadra e tij pësoi gol në mënyrë të pabesueshme.

teuta flamurtari bushic lena nurkovic

* Trajneri i Flamurtarit përplasët me tifozët kundërshtarë në fund të ndeshjes. Duro u pikas i nervozuar, teksa u kthehet tifozëve me tone të ashpra. “Nuk kam asnjë problem me ata”, tha në fund të ndeshjes.

* Tifozët durrsakë harrojnë kontributin e Emiliano Mustës. Lojtari fyhet nga tifozëria vendëse gjatë dhe në fundin e ndeshjes.

* Gjyqtari i katërt refuzon të paraqesë shtesën, pasi një lojtari i Flamurtarit ishte i shtrirë në fushë në minutën e fundit.

* Gjyqtari i katërt refuzoi gjithashtu edhe zëvendësimin e lojtarit të Flamurtarit në shtesë.

* Reshjet trembin tifozët e Teutës të ulur në tribunën ballore. Nuk i ndjekin katër minutat shtesë.

* Pavarësisht se të pakët në numër, tifozëria vlonjate mbështeti fuqishëm skuadrën e tyre në fitoren e transfertës së Durrësit.

* I pranishëm në stadiumin “Niko Dovana” ishte ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"