Pikantet e miqësores Tirana-Egnatia, si të ishte ndeshje kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 15:31

Pikantet e miqësores Tirana-Egnatia, si të ishte ndeshje kampionati

Rreth 1000 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur miqësoren mes Tiranës dhe Egnatias. Tribuna qendrore ishte e mbushur plot, sa të dukej se ishte një ndeshje normale në Kategorinë Superiore

eg

-Erjon Hoxhallari ishte kapiteni i skuadrës në sfidën e së shtunës të luajtur në “Selman Stërmasi”. Edhe pse nuk është zyrtarizuar, Hoxhallari do të jetë edhe kapiteni i ri i skuadrës.

-Një stopim i topit nga ana e Orges Shehit ka marrë duartrokitjen e të pranishmëve në stadium.

-Nga ana tjetër, Gugash Magani ka qenë personi që është takuar pothuajse me të gjithë në stadium. E kaluara si bardheblu ka bërë që ai të ketë shumë miq në kryeqytet.

-Veç presidentëve të dy ekipeve, të pranishëm ishin edhe ish-trajneri Bledar Devolli, Enur Totre – lojtari që më pas do të zyrtarizohej te bardheblutë.

-Po kështu, të pranishëm ishin shumë nga lojtarët e Dinamos, si dhe trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka, të cilët ndoqën takimin mes dy skuadrave ditën e shtunë.

-Jashtë stadiumit binte në sy autobusi i Egnatias. Klubi duket se ka investuar në çdo drejtim për skuadrën.

-Në fushë Tirana kishte shumë mungesa, duke filluar nga Seferi, Najdovski e me radhë. Gjithsesi, ekipi do të jetë i kompletuar në fazën përgatitore

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"