PIKANTE, SKËNDERBEU-TIRANA/ “Jepi, 1 orë të vishesh”, Karabeci çmend trajnerin (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 23:32

PIKANTE, SKËNDERBEU-TIRANA/ “Jepi, 1 orë të vishesh”, Karabeci çmend trajnerin (E PLOTË)

Me tifozët do të ish te ndryshe, por gjithsesi në Korçë ndodhin nga të gjitha. Nuk mungojnë as nervat e trajnerit brazilian të Tiranës, Ze Marias, me kapitenin Erando Karabeci, që për të dytën ndeshje radhazi e nis nga stoli.

42292315_1876980589006320_2040457418080518144_o

“Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes.

* Skënderbeu-Tirana u përballën në një ndeshje të akullt në Korçë, atje ku vetëm dy golat e kanë nxehur disi atmosferën e stadiumit të boshatisur për shkak të dënimit të fushës së klubit bardhekuq. Në tribunën VIP, atje ku ishin të vetmit “tifozë” të lejuar, kishte një numër thuajse të njëjtë të delegacioneve respektive. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, shoqërohej nga ministri i Mjedisit, Niko Peleshi, zv.presidenti i klubit korçar, Arlind Boshku, dhe kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo. Ndërsa Refik Halili kishte në krahun e tij të djathtë të birin Grendi, i cili nuk ishte grumbulluar nga Ze Maria.

* Në tribunë nuk mungoi as asistenti i Ze Marias, Aurelio, i cili vazhdimisht i jepte këshilla trajnerit të Tiranës për vendosjen në fushë të ekipit dhe mbi të gjitha për studimin e lojës së kundërshtarit.

* Momentet e pragndeshjes ishin të qeta, por tre tifozë u bënë makthi i Majkëll Ngo që ishte në stol. Sa herë Ngo çohej nga pankina dëgjoheshin të njëjtat britma: “O Majkëll, o sulmues i Liverpulit”. Këto momente u pritën me humor nga sulmuesi anglez i Tiranës.

* Trajneri Orges Shehi filloi të acarohej që në momentet e para, pasi Lulaj mori karton të verdhë në faullin e shkaktuar në limitet e zonës. Në çdo minutë këshillonte lojtarin që të kishte kujdes nga përplasjet, pasi një karton tjetër do të linte ekipin me një lojtar më pak. Këshillat u bënë më të shpeshta pas momentit të golit, derisa erdhi edhe zëvendësimi për të mos rrezikuar kartonin e kuq.

* Goli i shënuar nga Edon Hasani çoi peshë gjysmën e tribunës VIP. Një gëzim legjitim ishte edhe ai i presidentit Halili, i cili megjithëse pranë Takajt, nuk është përmbajtur aspak, por ka shpërthyer në britma.

* Edhe pse me golin në favor, Ze Maria nuk donte që të qetësohej. Interisti i Tiranës vijonte të jepte këshilla, sidomos Dokës në momentet kur nuk vendosej mirë në pozicionin e vet. Herë pas here, pre e “sulmeve” të Ze Marias binte dhe kapiteni Daja e deri tek Oduamadi.

* Thumbimet nuk munguan nga ata pak njerëz që ishin në tribunë edhe për Erando Karabecin, teksa në momentin e fundit të pjesës së parë hidheshin fjalë në drejtim të tij. “Erando, hë mo të la në stol ky njëshi?” Ndërkohë, për shkak të marrëdhënieve disi të ngrira mes palëve, në momentin kur do ta hidhte në fushë, Ze Maria gjeti rastin të kapej me mesfushorin. “Jepi Erando, 1 orë të bëhesh gati!”

ze maria shehi

* Goli i Oto Xhon ndezi stolin bardhekuq, që për pak sa u fut i gjithi në fushë, ndërsa në anën tjetër dëshpëroi atë bardheblu. Por më i madh ishte momenti kur Krasniqi shpërdoroi para portës, ku të gjithë u bënë gati të festonin suksesin, por lojtari u vonua në goditje.

* Edhe pse ndeshja ka nisur në orar, një nga shtyllat e ndriçimit nuk ishte ndezur akoma. Ndriçimi artificial është bërë i plotë rreth minutës së 10-të të ndeshjes. Ky është rasti i parë që në stadiumin e Korçës ka një problem të tillë që prej vendosjes së sistemit të ndriçimit.

* Baret dhe restorantet e qytetit të Korçës kanë qenë të tejmbushura dje pas orës 20:00, pasi të gjithë po ndiqnin takimin Skënderbeu-Tirana. Mirëpo, një pjesë e tifozëve, ata më fanatikë, kishin gjetur mënyra për të qenë sa më afër stadiumit. Disa prej tyre madje kishin vendosur shkallë jashtë stadiumit, për të mos humbur asgjë.

LLAZI SARO

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"