PIKANTE| Skënderbeu-Tirana/ Episodi komik, Alla rrëzohet nga topi. Kontestime nga tribuna VIP (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 19:24

PIKANTE| Skënderbeu-Tirana/ Episodi komik, Alla rrëzohet nga topi. Kontestime nga tribuna VIP (VIDEO)

Pas javësh mungese, Skënderbeu rikthehet në Korçë për të luajtur në fushën e vet takimin ndaj Tiranës. Një mungesë e gjatë e cila u shoqërua edhe me një interesim në masë të tifozëve, të cilët, veç banderolës së vendosur në stadium, po qëndronin jashtë tij duke mbështetur ekipin me këngë dhe brohoritma.

Tirana-Skenderbeu

“Panorama Sport” ju sjell pikantet. Vijojnë masat e rrepta për sa i përket pranisë së mediave në ambientet e stadiumit. Të kushtëzuar nga rregullat e pandemisë, edhe për këtë takim ndaj Tiranës numri i gazetarëve, të cilët u lejuan të hynin në tribunë, ishte i limituar, çka solli jo pak pakënaqësi.

Në tribunën VIP, dy presidentët Takaj dhe Halili e kanë ndjekur takimin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjatë gjithë ndeshjes të dy presidentët kanë qenë të emocionuar, pasi ky takim ishte tejet i rëndësishëm si për Skënderbeun ashtu edhe për Tiranën. Në fund rezultati u duk se kënaq më shumë Ardian Takajn sesa Halilin që u shfaq disi më i mërzitur në dalje të stadiumit.

Ndërkohë, po kaq aktiv kanë qenë edhe Gentian Liçi në njërin krah si dhe drejtori Osmani në krahun e Tiranës. Pretendimet për 11-metërsh, sidomos atë në fund të takimit kanë çuar në këmbë jo vetëm pankinën bardheblu, por edhe zyrtarët e klubit që ndodheshin në tribunën VIP. Ata kanë kërkuar gjatë edhe ndaj gjyqtarit të 4-t akordimin e 11-metërshit, çka nuk është konsideruar si e tillë nga kryesori Laver Alla.

bandicam-2021-04-10-14-00-00-190

Një moment komik është regjistruar në Korçë, në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Tiranës. Në minutën e 43-të, arbitrit të ndeshjes, Laver Alla, i ndodh diçka e papritur.

Gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit nga Batha, mbrojtja korçare ka larguar topin, por ky i fundit është përplasur te gjyqtari i ndeshjes. Menjëherë pas kësaj, arbitri Alla rrëzohet në tokë, por pa probleme, teksa më pas ndeshja vazhdon normalisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"