Pikante/ Pesë gjërat që na shpëtuan nga derbi i Mançesterit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 15:37

Pikante/ Pesë gjërat që na shpëtuan nga derbi i Mançesterit

Derbi i Mançesterit ishte plot emocione në fushë, kështu që shumë gjëra mund të na kenë shpëtuar nga kamerat e 26 transmetuesve.

Lukaku

1. Kapelet e Santas – Moti në Mançester ka qenë i frikshëm këtë javë dhe për t’i shpëtuar të ftohtit, lojtarët e Sitit mbanin kapele në stilin e babagjyshit të Krishtlindjeve në stol. Mangala dhe Silva nuk i hoqën ato gjatë nxehmjes, duke e nervozuar aq shumë Guardiolën në një moment kur po i jepte instruksionet mbrojtësit të tij në pjesën e dytë, sa ia hoqi rrëmbimthi.

2. Flamujt – Nuk ka gjë më nervozuese për tifozët në futbollin modern se sa shallet e ndarë 50 me 50, aq sa edhe ligji ka nisur të thotë fjalën e tij. Policisë së Mançesterit iu kërkua në “Twitter” që të arrestoheshin ata që do të hynin me flamuj të tillë në “Old Trafford” dhe me humor, ata u përgjigjën se do ta bënin me kënaqësi.

3. Komentatorët – Ishte një koment i gjatë i ndeshjes për analistët e “Sky Sports”, të cilët pasi analizuan derbin e Liverpulit, komentuan edhe atë të Mançesterit. Si rezultat, Geri Nevil, Sounes, Xhemi Karrager dhe i ftuari special Noel Gallager (pjesëtari i bandës Oasis, ultras i Sitit) porositën ushqim dhe e hëngrën atë në mes të studios.

4. Armiqtë miq – Me gjithë fërkimet e tyre përpara ndeshjeve, Pep dhe Zhoze nuk u panë shumë armiqësor në stol. Kur Roho dhe Silva u përplasën në fushë, dy trajnerët shkëmbyen një bisedë të ngrohtë me njëritjetrin. Se çfarë thanë, nuk do ta mësojmë kurrë.

5. Asistet e Lukakut – Sulmuesi belg vazhdon të kritikohet për impaktin e tij në ndeshjet e rëndë- sishme. Këtë herë, dy gabime të tij ndihmuan Sitin të shënonte. Tifozët e tallën në “Twitter” se të paktën këtë herë ai i shërbeu dy asiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"