Pikante Luftëtari-Partizani/ Menaxherë të huaj për 3 lojtarë, tifozët e kanë me Çanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2018 | 12:56

Pikante Luftëtari-Partizani/ Menaxherë të huaj për 3 lojtarë, tifozët e kanë me Çanin

Më shumë se 3000 të pranishëm ishin në shkallët e stadiumit “Gjirokastra”, ku binte në sy edhe prania e femrave. Në këtë takim Donald Rapa pati në mbështetje njerëzit e tij më të afërt, madje mamaja e tij kishte ardhur nga Amerika për ta parë në këtë ndeshje.

Luftetari-Partizani

-Mes figurave të sportit në tribunën VIP, të pranishëm ishin presidenti i Luftëtarit Grigor Tavo, drejtori sportiv i Partizanit, Antonelo Preiti, si dhe Genc Tomori.

-Në pjesën ku akomodohen gazetarët, të pranishëm ishin menaxherë grekë dhe holandezë. Nga sa u mësua, në lupën e vëzhgimit të tyre ishin Xhekson, Shkurtaj dhe Bregu.

-Në ambientet e brendshme të stadiumit “Gjirokastra” ishte edhe presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati.

-Pas minutës së 20-të, tifozët e Partizanit, të ardhur nga kryeqyteti dhe Saranda, kanë sfiduar kohën duke festuar lakuriq në tribunë.

-Kur Partizani realizon golin e parë, nuk munguan edhe brohoritjet e tifozëve të kuq nga Lazarati, madje njëri prej tyre mbante veshur fanellën me numrin 88 të Emiljano Vilës, që është larguar në janar nga të kuqtë e kryeqytetit.

Luftetari-Partizani-470x307

-Teksa Luftëtari po shkonte në dhomat e zhveshjes me disavantazhin e dy golave, nga shkallët e stadiumit u dëgjuan thirrjet: “Hajde Kristal, se te ty i kemi shpresat!”

-Klevis Dalipi është shfaqur nervoz me të tijtë, teksa me Trashin dhe Kotobellin është parë më shumë se i tensionuar.

-Edgar Cani është fërshëllyer nga tifozëria vendëse, madje edhe ofenduar në momentin e shënimit të golit të dytë të Luftëtarit. Çani ka dalë nga pankina i nervozuar në shenjë revolte për golin e pësuar duke transmetuar mungesë serioziteti me gjestin e tij. -“Nuk jemi në kishë, por në stadium dhe ndonjë ofendim do të ketë”, u shpreh një prej tifozëve bluzinj në tribunën qendrore të stadiumit.

luftetari partizani

-Në minutën e 53-të, gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen dhe i ka kërkuar kapitenit të Luftëtarit, Beqiri, që të qetësojë tifozët, të cilët po ofendonin në kor.

-Në fund të ndeshjes, i pari që ka përshëndetur të pranishmit ishte përgatitësi i portierëve, Ivan Jakovljeviç.

-Hasan Lika dhe Klevis Dalipi, dikur bashkëpunëtorë te Partizani, por dje si kundërshtarë në fushë, përqafohen miqësisht në fund të takimit.

-Të gjithë në këmbë kanë përshëndetur Luftëtarin, ndërkohë trajneri Lika në tunel shkon mes elozheve.

-Në fund të sfidës, nostalgjikët e Partizanit në qytetin e Gjirokastrës kanë shoqëruar autobusin e të kuqve në dalje të qytetit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"