PIKANTE| Kukësi-Flamurtari/ Jorgji than ekipet për ujë, Rroca i hakërrehet futbollistit vlonjat: Hë mo se na çmene, se e preke topin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 18:33

PIKANTE| Kukësi-Flamurtari/ Jorgji than ekipet për ujë, Rroca i hakërrehet futbollistit vlonjat: Hë mo se na çmene, se e preke topin

Në ndeshjen e djeshme, teksa temperaturat kanë qenë të larta, është kërkuar pushimi i ujit nga lojtarët e të dyja ekipeve. “Panorama Sport” sjell këtë dhe të tjera momente pikante gjatë takimit në “Elbasan Arena”.

Nexhpi-Sukaj

– Gjatë kohës që ekipet po dilnin në nxehmje, drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi, bisedoi për disa minuta me Xhevahir Sukajn.

– Para se të niste ndeshja, sulmuesi i Flamurtarit, Ardit Hoxhaj, po i lutej Zotit, duke shpresuar që të shkonte mirë kjo ndeshje për të dhe ekipin e tij. Ai arriti të shënonte, por Flamurtari doli pa pikë.

– Pasi Kukësi fiton një goditje këndi në duelin e Rrocajt me Rrapajn, lojtari vlonjat po i thoshte arbitrit “e jona, e jona”. Në këtë moment i hakërrehet lojtari i Kukësit: “Hë mo se na çmene, se e preke topin”.

– Diku pas minutës së 30-të, Shkurtaj pyet Shehin për ndonjë ndalesë freskimi për të pirë ujë, ndërsa tekniku i drejtohet gjyqtarit të katërt, Enea Jorgjit. “Enea, do e bëjmë një ndalesë për ujë?” por nuk e mori aprovimin.

– Souza i Flamurtarit bën një ndërhyrje të ashpër dhe Bastari jep faull, ndërkohë që po i kërkonte të afrohej lojtarit për ta këshilluar. Mirëpo, Souza nuk kupton asgjë dhe vazhdon të largohet, ndërkohë që gjyqtari nuk niste lojën pa u afruar më parë dhe pa e këshilluar për ndërhyrjen.

– Qarri kryen një ndërhyrje të ashpër ndaj Gavazajt, duke e shtrirë në tokë dhe Bastari jep faull. Lojtari vlonjat i hakërrehet gjyqtarit duke i bërtitur “kapa topin mo ooo…”. Shkon i kërkon falje Gavazajt, por ky i fundit e refuzon, ndërsa kur lojtari i Kukësit merr një pas nga Musta, duke çaluar i thotë: “Mos ma jep mua topin”. Në fund të pjesës së parë shtrihet në tokë, duke pranuar edhe faljet e Qarrit që i shkon sërish ta pyesë si ishte.

– Në përfundim të pjesës së parë, mbrojtësi i Kukësit kishte diçka me Jorgjin dhe po bisedonin, me sa duket për ndonjë rast.

– Gjatë golit të Hoxhajt, Jorgji përfiton nga ndalesa për të ndihmuar asistentin e parë, Mahmutin, pasi me sa duket diçka nuk shkonte me kufjet e tij.

– Emiljano Musta del i nervozuar nga loja, duke shfryrë me veten e tij gjatë momentit të uljes në pankinë. Aty dëgjohet t’i thotë një pjesëtari të stafit, me sa duket për ndonjë lojtar të skuadrës: “Na mërziti, nuk kthehet për asnjë moment prapa”.

– Në përfundim të takimit, sulmuesi Vasil Shkurtaj mori topin e ndeshjes si trofe pas tre golave të shënuar, me gjithë firmat e shokëve të ekipit. Nuk ngurroi që në fund të pozonte me topin e firmosur për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"