Përgatitjet për supersfidën ndaj Kukësi, Daja leksion kundër euforisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 15:15

Përgatitjet për supersfidën ndaj Kukësi, Daja leksion kundër euforisë

Skënderbeu është duke përgatitur ndeshjen e radhës ndaj Kukësit dhe motivimi në radhët e bardhekuqve është maksimal. Pas dy fitoresh radhazi, korçarët po kalojnë momente të mira, por duket se numri një i pankinës kërkon të shmangë euforinë. 

Skenderbeu goli

Në seancën e djeshme, Daja është ndalur edhe në aspektin psikologjik me lojtarët duke u munduar t’i ulë me këmbë në tokë dhe të marrë maksimumin në këto seanca përgatitore. Më pas, gjithçka ka vijuar në fushë me ushtrime të ndryshme, për sa i përket manovrave në të dyja fazat e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"