Përballja me Beslidhjen, rrëfehet Ndreu: Nuk falim në fushën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 14:01

Përballja me Beslidhjen, rrëfehet Ndreu: Nuk falim në fushën tonë

Kastrioti pret sot Besëlidhjen në përballjen më të rëndësishme të Grupit A.ramadan ndreu

Trajneri Ramadan Ndreu, në një prononcim për “RTSH Sport”, shprehet se skuadra e tij, duke luajtur në fushën e saj, s’duhet ta diskutojë fitoren. “Vërtet në dy ndeshjet e para, kampionat dhe Kupë, nuk kemi treguar nivelin që ne prisnim, por në njëfarë mase jemi të justifikuar, sepse loja e futbollit kërkon kohë për përshtatje, është shumë e rëndësishme. Me kalimin e ndeshjeve skuadra do të vijë në rritje dhe kam besim absolut se do të shkojmë në drejtimin e duhur. Ndeshja me Besëlidhjen është e vështirë dhe janë të tria rezultatet në lojë, por shpresojmë të fitojmë. Luajmë në fushën tonë dhe do të jemi agresivë që në minutat e para për të treguar se jemi skuadra e cila do të dominojë grupin. Luajmë shumë fort futboll, kuptohet brenda asaj që i përket lojës. Kemi disa mungesa të rëndësishme, megjithatë kam shumë besim tek ata që do të luajnë. Kampionati është i gjatë dhe normalisht të gjithë lojtarët janë të gatshëm”, u shpreh Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"