“Pashë Eriksenin e vdekur, jam i sigurt”, sulmuesi i Barcelonës rrëfen momentin e tmerrit gjatë Europianit: Ndjeva se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 10:34

“Pashë Eriksenin e vdekur, jam i sigurt”, sulmuesi i Barcelonës rrëfen momentin e tmerrit gjatë Europianit: Ndjeva se…

Martin Brethueit, sulmuesi danez i Barcelonës, përjetoi një situatë të tmerrshme gjatë kampionatit Europian, kur shoku i skuadrës, Kristian Eriksen pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes kundër Finlandës.

6105c2bfdbb34.r_d.646-429-7406

Në një rrëfim emocionues për një dokumentar të prodhuar nga Luki Metal dhe 433, sulmuesi 30-vjeçar, ka ndarë me ndjekësit, situatën e tmerrshme që përjetoi teksa Eriksen humbi ndjenjat në fushë. Brethueit deklaron se e pa të vdekur shokun e tij të skuadrës.

“Ishte situata më e tmerrshme e jetës sime! U kthye në makth ajo që për ne duhet të ishte ngjarja më e rëndësishme sportive në historinë e Danimarkës. Ajo që ndodhi atë pasdite, ishte tronditje për shumë njerëz. Pati një moment kur unë u afrova për të parë Eriksenin, po i shikoja trupin, por ai nuk ishte aty.

3151872-64593168-2560-1440

Kishte ikur, ishte zhdukur, jam i sigurt fare. Njeriu e kupton kur sheh dikë që ka vdekur. Aty nisa të lutesha. Ndjeva se ishte gjëja e vetme që mund të bëja në atë moment. Iu drejtova Zotit. Të gjithë mjekët kishin ardhur aty për ta risjellë në jetë dhe pamjen që kishim para syve nuk do dëshiroja që ta përjetojë njeri. Por, fundi ishte i lumtur. E rëndësishme është që Kristian (Eriksen) është mirë”, deklaroi sulmuesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"