Pas Pirlos, edhe Akuilani! Ankand i hapur për Kristian Shpendin në klubet e njohura italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2023 | 19:22

Pas Pirlos, edhe Akuilani! Ankand i hapur për Kristian Shpendin në klubet e njohura italiane

Kristian Shpendi dhe golat e tij me Çezenën në pjesën e parë të kampionatit, po kthen emrin e sulmuesit shqiptar në një nga më të lakuarit në merkaton e janarit mes klubeve të njohura në Itali. Futbollisti ka shënuar 10 gola deri më tani me klubin e tij, në vitin e parë si titullar i paprekshëm në radhët e klubit të Serisë C dhe ka tërhequr mbi vete vëmendjen e emrave të rëndësishëm.

kristian shpendi

Në javët e kaluara është përfolur për interesimin konkret të Sampdorias që drejtohet nga Andrea Pirlo, të cilit sulmuesin ia ka sugjeruar menaxheri i lojtarit, Fali Ramadani. Ndërsa klubi i rënë në Serinë B po bën gati planin e merkato, është një tjetër ish-futbollist i Italisë, tashmë trajner, që ia ka vënë syrin Shpendit si përforcim për skuadrën e tij.

Alberto Akuilani, tani në rolin e trajnerit te Piza, ka kërkuar informacion për futbollistin dhe ka udhëzuar klubin që të bëjë një lëvizje për të në janar. Klubi kërkon të shtojë forcën sulmuese për pjesën e mbetur të sezonit dhe shqiptari shihet si një alternativë shumë cilësore nga Akuilani.

Kështu, në janar pritet të ketë një ankand të mirëfilltë për djaloshin shqiptar, vlera e të cilit në treg është rritur dhe mendohet se Çezena i ka vënë çmimin 2 milionë euro kartonit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"