Partizani pritet t’i shlyejë gjobën, Arinaldo Rrapaj do të jetë gati për duelin me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2024 | 12:05

Partizani pritet t’i shlyejë gjobën, Arinaldo Rrapaj do të jetë gati për duelin me…

Dëmtimet janë shndërruar në një pengesë të madhe dhe pjesërisht përgjegjëse për luhatjet e herëpashershme të Partizanit.

rrapaj

Në ndeshjen ndaj Skënderbeut, Xhuliano Skuka pësoi një tërheqje muskulore, e cila vijon ta mbajë jashtë fushave, por “Panorama Sport” mëson se sulmuesi pritet të kthehet këtë javë, ku misioni do të jetë ndeshja e kampionatit ndaj Erzenit më 10 shkurt. Dibrani po stërvitet pjesërisht me ekipin dhe pritet që në mesjavë të nisë stërvitjen normalisht.

Ndaj Erzenit pritet të kthehet edhe Arinaldo Rrapaj. Mesfushori u dënua me tre ndeshje pezullim pas përplasjes me Janaqin ndaj Skënderbeut dhe pas Kukësit për Kupë, klubi pritet t’i shlyejë gjobën për ndeshjen e mbetur. Rregullorja parashikon se kur kalon gjysma e dënimit, pjesa e mbetur mund të shlyhet me gjobë.

Në ritëm shumë të mirë po vijon edhe rikuperimi i Altin Bytyçit, i operuar në nëntor për dëmtimin në ligamentin kroçiat. Para pak ditësh mbrojtësi ka nisur ecjet. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, javën tjetër pritet të nisë vrapimet. Ish-mbrojtësi i Kukësit shpreson që deri për “Final 4” të jetë kthyer në formën maksimale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"