Partizani luan si pritës ndaj Dinamos, ja cilin stadium zgjedhin “Demat” për derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 18:38

Partizani luan si pritës ndaj Dinamos, ja cilin stadium zgjedhin “Demat” për derbin

Partizani kthehet të luajë në shtëpi ndeshjet si vendës. Pas dyshimeve që kishin, drejtuesit e klubit të kuq kanë zgjedhur stadiumin “Arena e Demave” për të luajtur ndeshjen e javës së 32-të të kampionatit, të shtunën në 18:00 kundër Dinamos.

Partizani-Dinamo-750x447

Nga ajo që ishte lënë të kuptohej më parë, pritej që kjo sfidë të luhej në “Air Albania” dhe stadiumi i kuq të lihej për ndeshjen mes Erzenit dhe Tiranës, por nuk ka ndodhur kështu. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se drejtuesit e kuq u janë ruajtur tensioneve të mundshme të ndeshjes mes bardhebluve dhe shijakasve, çka mund të shkaktonte dëme materiale të konsiderueshme në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"