MERKATO/ Partizani do argjentinasin që i shënoi Brazilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2016 | 10:46

MERKATO/ Partizani do argjentinasin që i shënoi Brazilit

Agustin Torasa pritet që të mos jetë argjentinasi i vetëm në radhët e Partizanit. Këtë premtim drejtori Dritan Dervishi ia shprehu sulmuesit pas përfundimit të seancës së djeshme stërvitore.rodrigo Prej javësh, të kuqtë janë vënë në kërkim të gjetjes së një pike referimi për sulmin dhe gjatë kësaj merkatoje janë lakuar shumë emra, si vendës dhe të huaj.

Për momentin, pista e kërkimeve është përqendruar në Amerikën Latine. Ditë më parë u përfol për brazilianin që ka luajtur me Santosi, Giva, por paralelisht të kuqtë vijojnë kontaktet edhe me dy sulmues argjentinas.

Burime pranë drejtuesve të Partizanit bëjnë me dije se së fundmi “demat” janë në bisedime me një sulmues 20-vjeçar, i cili ka karrierë të pasur dhe që luan në një nga klubet më elitare në Argjentinë, San Lorenco. Rodrigo Kontreras është sulmuesi me të cilin drejtuesit e Partizanit janë në bisedime intensive dhe me shumë gjasa shikohet si një afrim i mundshëm.

Kontreras është i datëlindjes 27 tetor 1995 dhe debutimin në Primera Divizion të Argjentinës e ka bërë në moshën 17-vjeçare me skuadrën e San Lorencos, me të cilën ka fituar edhe trofe. Në dy sezonet e fundit, 20-vjeçari është huazuar te skuadra Gimnasia de La Plata, e cila gjithashtu militon në elitën e futbollit argjentinas.

Në vitin e shkuar, Kontreras është grumbulluar me kombëtaren argjentinase të grupmoshës U-20, ku fitoi edhe Kupën e Amerikës Latine. Me kombëtaren U-20 sulmuesi ka zhvilluar dy ndeshje dhe i ka shënuar gol Brazilit, pikërisht në sfidën e 1 shkurtit 2015. Ashtu si Torasa, edhe Rodrigo Kontreras pritet të vijë te Partizani falë disa miqve të presidentit Gaz Demi, të cilët kanë njohje në Amerikën Latine.

Vetë emrat e lakuar tregojnë faktin se drejtuesit e kuq janë të vendosur të sjellin lojtarë cilësorë dhe të afirmuar në skuadra elitare, që sigurisht kanë edhe një çmim të kripur. Përpara se të dilte në skenë emri i Rodrigo Kontreras, në kampin e kuq u përfol një tjetër sulmues argjentinas, pikërisht Gustavo Goti. Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një sulmues të ri, 22 vjeç, i cili ka luajtur me skuadrën Instituto de Kordoba. Braziliani Giva për momentin duket larg të kuqve, por nuk përjashtohet mundësia që Kontreras dhe Goti të mbërrijnë së bashku te Partizani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"